Tufa frymoresh qe shkojne e vijne,
Vorbuj koncentrike qe na perfshijne
ne rrjedhen e perditshmerise,
ne rrjedhen e perditshmerise,
Hutohemi keqaz ne jehonen e diteve plot ndodhi,
Riperteritje kohe,
Her nate e here dite,
Her nate e here dite,
Riperteritje stinesh,
Her debore, e here gjethe ,
Thellesi akullnaje, e Lartesi Everesti,
Vogelsi qelizore e madheshti njerezore ,
Vuajtje lodhje, e me pas defrime e gezime...
Here lot e ngasherime.....e pastaj... ..serish buzeqeshje.
Riperteritje jete,
Foshnje qe hapin syte ne driten e diellit
Njerez qe shuhen ne cdo moment te jetes
Dikur,
gjithcka qe donim e kishim
gjithcka qe donim e kishim
Sot,
Nje shkrumb hiri...
Ndal cdo gje,
Shuhet nje frymemarrje,
Ngrin nje buzeqeshje.
Ftohet nje shtrat.
Pikellohen shume zemra.
Rendohet trupi teksa te percjellin.
Shpirti fluturon ne dimensione hapesinore
Davariten rete.
Boten tone nuk e paskemi njohur aq mire
Prekim qartesine dhe te verteten.
Nisemi ne nje udhetim tjeter,
Me nje destinacion te qarte.
Ne kete rruge jemi vetem,
s'ka familje, as shoqeri
as me ndjeshmerine njerezore.
Ne kete rruge, jemi vetem.
Trupi, shpirti dhe vepra jone.
Comments
Post a Comment