Hagia Sophia është një bukuri e rallë arkitektonike dhe
një monument i rëndësishëm si për Perandorinë Bizantine dhe për atë Osmane. Pavarsisht
se një herë kishë , më pas xhami , dhe tani një muze në Republikën Turke ,
Hagia Sophia ka patur vlera te cmueshme në cdo kohe.
Qytetërimet të
cilat kanë sunduar gjeografinë që
jetojmë në mijëra vjet pa dyshim kanë lënë shenjën e tyre në faqet e historisë
/ diku në një urë , herë si një vend i shenjtë ose një herë në pallat mbretëror,
si pjesë të trashëgimisë kulturore që
formon botën ku ne jetojmë sot . Kjo trashëgimi që shtrihet nga Hagia Sofia në
xhaminë Blu , nga stërnat bazilike në manastiret Blu, nga mauzoleumi i Halicarnassus në Urën e Mostarit, na drejton drejt një lidhje
trashëgimorë të periudhave të ndryshme. Një lidhje e cila na ndihmon të njihemi
më mirë me historinë e një vendi.
Hagia Sofia, një strukturë legjendare dhe vend i shenjtë
i dy besimeve me historinë e saj 1500
vjecare , gjithnjë ka nxitur interes për historianët e artit dhe arkitektët .
Historia e kësaj ndërtese të jashtëzakonshme e cila u përfundua në vetëm pesë
vjet me punë të mijëra punëtorëve ,shënon një pjesë të rëndësishme të historisë së
Stambollit , si dhe atë të njerëzimit dhe besimit . Në fakt, vendi mbi të cilin
qëndron Hagia Sofiya ka akomoduar ndërtesa
të shenjta që nga kohët e lashta.
Arkitekti njohur Osman Sinani e ka konsideruar Hagia Sofia-n jo si një trashëgimi e kolapsit të një qytetërimi , por një kryevepër
monumentale që kishte për të shkëlqyer. Hagia Sophia me dimensionet e saj
kolosale , ishte gjithashtu një revoltë kundrejt arkitekturës konvencionale gjatë asaj periudhe
. Ndërtesa e parë parashikohet të ketë qenë ndërtuar në 360 AD e cila shënonte kishën më të madhe gjatë periudhës së
Bizantit. Kjo ndërtesë u shkatërrua nga një zjarr 44 vite pas ndërtimit të saj. Po në të njëjtin vend, në vitin 415 u ndërtua një
ndërtesë e re e cila u inagurua me një
ceremoni të madhe. Megjithatë as kjo ndërtesë nuk do të mund të jetonte gjatë
dhe u shkatërrua gjatë protestës kundër perandorit Bizantin, Justiniani I në
vitin 532 .
Në mënyrë që të qetësojë trazirat e protestave ,
Perandori Justinian I kërkoi të
rindertohej kisha Hagia Sofija në një stil që tejkalonte aftësitë e cdo
arkitekti deri më atë kohe. Për këtë projekt caktoi 2 arkitektët dhe matematicienët më të njohur
gjatë asaj periudhe, Anthemius e Tralles dhe Isidorus e Milet . Kisha që u ndërtua
në vendin e Bazilikës origjinale me të
drejtë meritonte Emrin: Hagia Sofia(SHën Sofija), Kubeja më e madhe që dikush mund të kishte parë po ngrihej.
Në të njëjtën periudhë ,Perandori u kërkoi guroreve të mermerit më të rëndësishme të Anadollit, Afrikës dhe Ballkanit për të
prodhuar materialet më të mira për
ndërtimin e kishës së re . Mermeret e përdorura në ndërtimin e saj u sollën nga
dhjetëra vende të ndryshme anembanë botës : Mermeri në ngjyrë të gjelber të
hapur erdhi nga Ishulli Evia(Greqi), Mermeri i bardhë dhe kuq nga Karia(në perëndim te Anadollit) , mermeri me
damarë rozë nga Siga dhe mermeri i verdhë nga Algjeria. Kisha e
re ishte e destinuar të shënonte emrin e saj në histori.
Ndërtesa është me të vërtetë një frymëzim drithërues.
Në vitin 1934 , qeveria e Turqisë vendosi ta kthejë Hagia Sofinë në një muze. Këshilli i Ministrave së Turqisë deklaroi se për shkak " të rëndësisë së saj historike, ,konvertimi i ( Hagia Sofia )në një xhami gëzon të gjithë boten lindore, por konvertimi I saj në një muze historik do I ofrojë njerëzimit një institucjon të ri për të thithur dije."
Sot e kësaj dite akoma vazhdojnë kërkime, studime dhe restaurime ndaj Hagia Sofisë pasi është një ndër objektet turistike të Stambollit.
Hagia Sofia vazhdon të jetë një nga dëshmintë më të mira arkitektonike të qëndrueshmërisë historike dhe kulturore .
Ndërsa 107 kolona suportonin ndërtesën , dyzet të mbështetura
në nivelin e tokës dhe 67 në nivelin e sipërm , baza e Shën Sofisë ishte
siguruar posaçërisht kundër fatkeqësive natyrore . Rezonanca e ndërtesës ishte
siguruar nga kalata kolosale të quajtura këmbët elefant të vendosura në
cisterna të mëdha ndërtuar në themele dhe të përforcuara ndaj tërmeteve.
Struktura , rreth 77 metra e gjatë dhe 71 metra e gjerë ,
ka nëntë hyrje . Kubeja e saj ka një diametër prej 33 metrash dhe një lartësi
prej 56 metra dhe e ndërtuar prej tullave të lehta. Asnjë nga kupola e
ndërtuara brenda një kohë të gjatë pas kësaj do të mund të kalojë madhështinë e
kësaj kupole .
Dekorimi i brendshëm i ndërtesës me
mozaiket e saj madhështor është gjithashtu i paarritshëm në krahasim me cdo gjë.
Fillimisht sipërfaqet e brendshme ishin të mbështjella me mermere dhe mozaikë
ari . Chronicles shënon se është përdorur
afërsisht rreth njëzet ton argjend për
dekorim. Shumica e mozaikëve të tanishem datojnë nga shekulli 9 dhe mbrapa.
Gjatë Kryqëzatës së
Katërt, ne vitin 1204, Hagia Sofija përjetoi tragjedine e saj më të madhe.
Kalorësit dëmtuan kishën
e madhe dhe nuk hezituan të shkatërronin thesaret dhe zbukurimet e vefshme .
Historianët Bizantinë e kanë përshkruar këtë ngjarje me fjalët , " . Një
shkatërrim i tille kaq barbar dhe i pacivilizuar nuk është deëshmuar kurrë më
pare” . Shumë nga mozaikët , pllakat e fildishta dhe muralet e stolisura me ar
, argjend dhe gurë të çmuar u plackitën
dhe u transferuan në Evropë gjatë
pushtimit të qytetit në rrjedhën e Kryqëzatës së Katërt .
Por edhe pse dëmtuar në masë të madhe , Stambolli dhe
Hagia Sophia i mbijetuan pushtimit shkatërrues të kryqëzatave . Më shumë se
njëqind vjet më vonë , në 1346 ,kubeja e kishës u shemb sërish - këtë herë ana
lindore - dhe u rivendos më vonë.
Një tjetër kapitull në
jetën e Hagia Sofisë filloi në vitin 1453. Në atë vit Perandoria Bizantine përfundoi,
me Konstandinopojën e cila po binte në duart e ushtrive të Mehmetit II, sulltan i Perandorisë
Osmane.
Meqënëse Perandoria
Bizantine kishte kohë që ishte në zbritje, nga fundi i vitit 1453 Hagia Sophia
kishte rënë në gjendje e keqe. Megjithatë, Kjo katedrale e krishterë Do
krijonte një përshtypje shumë të fortë për sundimtarët e rinj Osmanë, dhe ata vendosën për
ta kthyer atë në një xhami. Pas konvertimit në Xhami disa ndryshime u bënë ne
ndërtese, si psh.
-U shtuan 4 minare te gjata
60 metra, elegante dhe ndër minaret më te larta të ndërtuara. Minaret u
dizanjuan nga arkitetk Sinani me urdhër te Sulltan Sulejmanit të madhërishëm.
Shumica e mozaikëve u lyen
me ngjyrë të verdhë përvec një pamjeje te Marias me foshnjën. U shtuan gjithashtu
dhe monograme të katër kalifave Musliman në shtylla dhe hyrjen e ndërtesës.
Stili I Hagia Sofisë, sidomos kubeja e saj do ndikoj më pas dhe zhvillimin e
kubesë/kupolave për xhamitë e tjera, sidomos atë të Xhamise Blu.
x
Comments
Post a Comment