Kairo, Një qytet
përtej imagjinatës.
Ibn Khaldun
Kairo,
kryeqyteti i Egjiptit, është qyteti më i madh në Lindjen e Mesme dhe i dyti më
i madh në Afrikë pas Lagos . Emrin "qyteti i një mijë minareve " e
mori si shkak i epërsisë së arkitekturës Islame. Kairo ; qyteti i një mijë minareve , ka qënë
quajtur i tillë që në kohët e shkuara dhe vazhdon të mbajë të njëjtin emër sot
e kësaj dite, edhe pse numri i minareve e kalon njëmijë. Kairo ka qenë prej
kohësh qëndra e jetës politike dhe kulturore e rajonit. Kairo ka industrinë më
të vjetëe të muzikës së filmave arabe si dhe në të gjendet institucioni i dytë
më i vjetër në botë i arsimit të lartë , Universiteti al- Azhar .
Kairo është shembulli më i mirë i një qyteti tipik Islamik. I themeluar në vitin 634 në krye të Nilit, qyteti evoloi nga një kamp ushtarak islamik në një seli ambicioze të kalifatit Fatimid, e cila lulëzoi në mes të shekullit 10 dhe 12-të. Periudha më spektakolate e Kairos ishte gjatë periudhës së Mamlukëve (1250-1517), kur ai u bë qendra e pakontestueshme e një Islami të rilindur dhe fitoi një karakter arkitektonik duke simbolizuar imazhin e qytetit islamik për shekujt që do vinin. Kairo lulëzoi me të vërtetë, duke u bërë një qendër tregtare për industritë e shumta, por pas pushtimit Otoman, qyteti pësoi një rënie. Kjo rënie zgjati deri kur 'themeluesi i Egjiptit modern, Mohamed Ali Pasha, mori kontrollin e Egjiptit, në vitin 1805. Ali Pasha luajti një rol të rëndësishëm dhe kyc në ngritjen e Egjiptit duke investuar në futjen e prodhimtarisë së industrisë së lehtë në vend si ajo e pambukut, nëpërmjet të cilës Kairo filloi të zhvillonte potencialin e tij. Egjipti pësoi zhivillim të fortë nën Ali Pashën dhe pasardhësit e tij duke u bërë një nga ekonomitë kryesore të botës arabe.
Një udhëtim nëpër
Kajro është si një udhëtim virtual në kohë : nga piramidat , kalaja Salahudini
, Pema e Virgjëreshës Mari , Sfinksit , dhe Heliopolis , Al -Azhar ,Xhamia e
Amr ibn el- A'as , Sakara , dhe kulla e Kairos.Megjithatë, pavarësisht nga
trashëgimia e famshme e Egjiptit të lashtë , Kairo është një qytet relativisht
modern.
Kairo sot ende shkëlqen si një qendër kulturore dhe politike në tri sferat e ndikimit të saj : Bota Arabe, Afrikë, dhe Bota Islame . Për më tepër, shumë nga monumentet e saj ( 456 nga 1951, të regjistruara nga Anketa e Monumenteve islamike të Kairos ) ende qëndrojnë , megjithëse ata mbeten kryesisht të panjohura për komunitetin arkitektonik të botës dhe numri i tyre po pakësohet me një ritëm jashtëzakonisht alarmant. Në pjesët më të vjetra të Kajros ka shumë prej xhamive që janë ndërtuar gjatë kohës së Mamlukëve. Disa nga këto xhami janë vepra arti.
Arkitektura Islame e Kairos vjetër ka kaluar nëpër
disa faza , duke filluar me xhaminë e parë në të gjithë Afrikën , xhaminë Amr
ibn Al- 'Aas që është ndërtuar menjëherë pas pushtimit të Egypt nga muslimanët.
Kairo vazhdon të jetë
gjithmonë një qytet i gjallë , gazmor , ekzotik , interesant dhe mikpritës. Një
dëshmi e një historie mijëra vjecare (nga piramidat e lashta) e cila jeton më së miri me të tashmen, dhe me
zhvillimin modern të vendit.
Comments
Post a Comment