Nese do mundesha te ktheja kohen pas...


Nese do mundesha te ktheja kohen pas...
Nese do mundesha, do perqafoja e falenderoja mamim me shume sec e kam bere deri me tani.
Nese do mundesha, s’do reshtja se perserituri babait se jam kaq e lumtur qe i kam ngjare ne cdo detaj tijin.
Nese do mundesha, do kthehesha pas ne kohe e ti hidhja dhe nje here duart rreth flokeve te gjyshes qe nderroi jete.
Nese do mundesha, do i thoja vellait, papushim se sa shume e doja dhe dua.
Dhe sa krenare me ben me eksperimentet e shpikjet e tij.
Nese do mundesha, do me zinte gjumi cdo nate pa reshtur prane gjyshit tek dhoma e ndjenjes.
Nese do mundesha, do kaloja me shume kohe me tezen time te preferuar teksa e therrisja Ana.
Nese do mundesha, do doja te jetoja gjithmone ne shtepine e nenes, e te flinim tek dhoma e vogel ne fund te shtepise.
Nese do mundesha, do ulesha serish ne tapet e ti peshperisja mamit cdo gje qe kisha bere ne shkolle gjate dites.
Nese do mundesha, do shikoja cdo nate qiellin plot yje para se te shtrihesha per te fjetur.
Nese do mundesha, do shkoja me vonese qe te humbisja fluturimin vetem e vetem qe te qendroja me gjate ne shtepi.
Nese do mundesha, do mesoja me shume gjuhe te huaja nga 100-ra miq internacjonal qe kam patur.
Nese do mundesha,nuk do qendroja asnjeher ne nje vend te vetem.
Nese do mundesha,me shume mundesi do doja te fluturoja prej se ardhmes, sepse,
Nese do mundesha, do qendroja gjithmone femije....




Comments