Mbishkrimet dhe ndërtesat kanë një rëndësi të madhehistorike. Shpeshherë ato japin informacione tëpanjohura rreth veprimeve të caktuara të njerëzve më parë.Në disa raste ringjallin historinë për brezat e kohës sonëduke na dhënë një atmosferë të kulturave të mëparshme,e cila mund të mos jetë prezente në ditët tona. Nëse ireferohemi zhvillimit arkitektonik, Shqipëria është shumëe begatë në stile dhe ndikime të jashtme, duke e bërëarkitekturën e saj shumë të larmishme në kohë të ndryshme.Monumentet më të vjetra arkitekturore në Shqipëri datojnëqë nga mijëvjeçari i parë dhe janë ndërtuar nga ilirët. Ngamesi i mijëvjeçarit të parë para erës sonë deri në mes tëmijëvjeçarit të parë mbas erës sonë, grekët dhe romakët,të cilët pushtuan Shqipërinë, ndërtuan struktura të dukshmenë peizazhet urbane dhe rurale. Në mesjetë arkitekturafetare e krishterë u shfaq në veriun e krishterë të Shqipërisë,ndërsa arkitektura Islame dhe turke u shfaq në jug. Objektetarkitektonike Islame janë të ngjashme me modelet turke,duke krijuar një fizionomi lokale. Më kompleksja nga të gjithaështë Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar në 1773-1774 nga Mustafa Pashë Bushati.Kulmi i arkitekturës Islame në Shqipëri gjeti vend pikërisht kur centralizimi i Perandorisë Turke kishte arritur kulmin e saj.Michel Kiel shkruan se në shekujt XV dhe XVI arti osman nëShqipëri ishte po aq Islamik dhe Otoman si ai në Shkup apo Edirne. Nga ana tjetër, në shekullin e XVII, edhe pseinfluenca e qeverisë turke u ul, kontibuti vendas në ndërtesatIslamike në Shqipëri u zhvillua më tej. Në fund të shekullitXVIII dhe fillim të shekullit të XIX ky bashkim i elementeve sëarkitekturës otomane, arriti kulmin e saj duke përftuan një stiltë veçantë shqiptaro-islamik. Ky stil paraqet një sintezë tëelementeve osmano-turke, si dhe stileve të vjetra të Europës,si ajo Baroko.
"Xhamia Et’hem Beu, pavarësisht ndërtimit të saj dy(II)shekuj më parë, vashdon të ruajë rëndësinë dheelegancën e saj ashtu sikurse në fillim. Me kolonadete rrumbullakta, me kapitalet korinthike, me harqetnë stilin vendas, me portikun e pikturuar me motivebimësh dhe lulesh, kryesisht në ngjyrë të kuqe e tëgjelbër, me shandanin që derdhet prej kupolës, mematerialet e ndërtimit vendase, ajo mbetet një dëshmikohore dhe arkitektonike e simbiozës së stilit islamikoturkdhe atij vendas."
Xhamia e Et'hem Beutështë ndërtesa më evjetër në qytetin e Tiranës.Xhamia ndodhet në sheshin“Skënderbej” në qendër tëqytetit, e cila së bashku meKullën e Sahatit dhe Pallatine Kulturës përbëjnë një pikëreferimi të rëndësishmearkitektonike në Tiranë. Ështëe rrethuar nga ndërtesasignifikante, të tilla si: MuzeuHistorik Kombëtar, Qendrae Artit dhe Kulturës, sheshi“Skënderbej” dhe mbrapa sajndodhet Bashkia e Tiranës.Kulla e Sahatit ndodhet20 metra në të majtë tëxhamisë, në anën e saj juglindore.(A. Hysa) Themeluesi isaj, Molla Beu, nip i SulejmanPashës ishte një feudal ngaPetrela. Ka gjasa që ndërtimii xhamisë filloi në vitin 1793,gjatë udhëheqjes së SelimitIII. Molla Beu vdiq në 1808.Djali i tij, Haxhi Et’hem Beu,siç shkruhet në portikun exhamisë, përfundoi ndërtimine xhamisë më 1238 Hixhri(1822-1823). (Kiel, M.2012)Portiku gjithashtu përmbandhe datën e vdekjes sëMolla Beut. Në hyrje tëxhamisë ndodhen dy varrettë gdhendur në mermer tëEt'hem Beut dhe gruas sëtij Balkis. Gjatë totalitarizmittë Republikës PopulloreSocialiste të Shqipërisëxhamia u mbyll për t’u rihapursërish më 18 janar 1991.Pavarësisht kundërshtimit ngaautoritetet komuniste, 10,000njerëz hynë duke mbajturflamuj.Dizajni i Xhamisë ështëshumë i thjeshtë me një plandrejtkëndor, me një sipërfaqetë përgjithshme relativishtmë pak se 300 metra katror,meqenëse në vitet kur është ndërtuar xhamia popullsia në kryeqytet ka qenë nënumër të vogël dhe çdo lagje ka patur xhaminë e saj.Kryesisht xhamia përbëhet nga salla kryesore e faljes,mbi të cilën ndodhet kupola, një sallë dytësore, e cilaparaprin hollin kryesor, në formë L-je e mbuluar me çatime tjegulla dhe me një tavan prej druri, si dhe salla efaljes së grave e vendosur në katin e sipërm përballësallës së faljes së burrave. Për t’u ngjitur në vendin efaljes së grave duhet futur përmes një dere të vogël,pranë sallës kryesore. Vendi i faljes për gratë është njëzonë e vogël dhe ka vetëm një rresht (saf). Në anëne djathtë të xhamisë qëndron minarja elegante e stilitturk, e gjatë dhe e hollë, e cila së bashku me kullën esahatit i japin hijeshi xhamisë si një kompleks në mes tëqendrës së qytetit.
Sallat ndriçohen nga disa dritare tëvogla (salla e brendshme) dhe dritaremë të mëdha në formë harkorë në sallënsekondare ose verandën e xhamisë. Sallae faljes brenda është trajtuar me shumëkujdes dhe me një stil unik. E gjithë sipërfaqjae mureve dhe kubeja është e mbuluar me vizatime zbukuruese, të cilat nuk gjenden në asnjë vend tjetër. Sfondi ka një ngjyrë tëëmbël bojë hiri, përkundrejt së cilës është vendosur harmonikisht ngjyra e kuqe në kafe dhenjë ngjyrë e gjelbër. Vizatime të ndërlikuara lulesh përzihen me piktura të qyteteve dhe tëxhamive të ndryshme, duke krijuar një pamje shumë të ngjashme me ato të ndërtesavetë vjetra turke, të ruajtura në Verria, Kastoria dhe Siatista të Maqedonisë apo ato në qytetetbullgare të Plodvilit, Koprivstitsës apo Smoljanit dhe në shumë vende në Anadoll. Pjesa ebrendshme e xhamisë së Tiranës i përket të njëjtit grup me ato të gjetura në Maqedoni dheGreqinë e Veriut.Xhamia Et’hem Beu, pavarësisht ndërtimit të saj dy (II) shekuj më parë, vashdon të ruajërëndësinë dhe elegancën e saj ashtu sikurse në fillim. Me kolonadet e rrumbullakta, mekapitalet korinthike, me harqet në stilin vendas, me portikun e pikturuar me motive bimëshdhe lulesh, kryesisht në ngjyrë të kuqe e të gjelbër, me shandanin që derdhet prej kupolës,me materialet e ndërtimit vendase, ajo mbetet një dëshmi kohore dhe arkitektonike esimbiozës së stilit islamiko-turk dhe atij vendas.
Brunilda Basha
Shtator 2013
Comments
Post a Comment