Morali i lartë, thjeshtësia, ëmbëlsia, bujaria, zemërgjerësia, bukuria, respekti, butësia e dashuria ishin bërë petkat e tij.
Është një dhuratë e mrekullueshme.
M’u kujtua një shprehje: “Ajo s’varfëron askënd por pasuron atë që e jep.”
Ajo mbin si një gonxhe kur shpirti është plot mirësi e dashuri.
Sa e bukur do të ishte bota po qe se do të mbizotëronte buzëqeshja e ëmbël dhe e sinqertë, e lumtur e plot dinjitet.
Buzëqeshja është fasadë e një shpirti të pastër.
Comments
Post a Comment