Me ardhjen e Islamit si fe lindi dhe arkitektura islame, duke u zhvilluar paralelisht me ngjarjet gjatë asaj kohe. Ajo e pati pikënisjen në Arabinë Saudite, duke u përhapur më gjerë në vendet Afrikane, Indi, Azi e deri në fund në Anadoll e vendet ballkanike. Kur themi arkitektura islame
nuk i referohemi këtu vetëm xhamive, por një sere llojesh të ndërtesave, si: shkolla, librari, xhami, kështjella etj. Në Shqipëri arkitektura islame ështe influencuar kryesisht nga ajo e perandorisë Osmane. Arkitektura islame në Shqipëri përfshin xhamitë, namazgjatë, medresetë, konaket dhe shumë elementë të tjerë, ku shqiptarët musliman bënin jetesën e tyre. Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmë të islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hir të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, fetare\ apo ushtarake. Fillimet e arkitekturë islame në Shqipëri janë kryesisht në kështjella.
Për shembull, pikërisht në kalanë e Beratit është xhamia e parë e ndërtuar rreth vitit 1389. Një tjetër xhami brenda kalasë është Xhamia Fetije e ndërtuar në 1417.
Dhe kryesisht xhamitë e Fatih Mehmetit të dytë (Mehmet Fatih), që ndodhen nëpër kala, janë të thjeshta, pasi fillimisht kanë qenë projektuar për garnizonet. Por arti monumental islam në Shqipëri fillon në periudhën e Bajazitit të dytë. Bajaziti, I cili gjatë kohës që qëndroi në Shqipëri (gjashtë muaj) ngriti xhami në Gjirokastër, në Tepelenë, në Berat, në Shkodër, në Ohër, në Elbasan dhe Përmet.
Arsyeja pse kjo kohë është domethënëse bazohet në faktin se gjatë kësaj kohe Bajaziti i dytë ose Bajaziti I Shenjtë vendosi paqe midis vendeve të perëndimit dhe Venedikut, kështu që tregtia filloi të lëvizte përsëri. Nga ana tjetër urdhëroi që njerëzit të dalin nga kështjella dhe të sistemohen në qytet, duke ndërtuar ato që quhen varoshet. Pikërisht varoshi është lagjia jashtë kështjellës dhe brenda çdo varoshi sipas besimit fetar, kishin xhaminë ose kishën. Kështu, Berati kullën e pare e ka pikërisht sapo zbretnga kalaja, ka dhe xhaminë e Bajazitit me çati, me një portik kolonash pranë, ka konaket e medresesë, e cila është prishur shumë kohë përpara. Një kullije tjetër është prapë në Berat në vitin 1553, që quhet Xhamia e Plumbit. Sipas profesor Sulejman Dashit, arkitekt dhe restorator, produktet e artit islam, si: xhamitë, medresetë, por edhe kishat, manastiret dhe ndërtesat, të cilat gjenden në të gjithë pjesët e Ballkanit të banuara historikisht nga shqiptarë, gjatë rrjedhës së historisë së saj të gjatë Brenda dhe jashtë kufijve artificial, kanë influencime të një produkti të një arti nacional të vërtetë. Kjo pasi pozicioni gjeografik i Shqipërisë, në kufinjtë e dy qytetërimeve perëndimor dhe lindor, u dha mundësinë shqiptarëve të shfrytëzojnë të gjitha zbulimet e teknologjisë bashkohorë të ndërtimit. Çelebiu shkruan, se kur kaloi në Shqipëri, qytete si Berati, Gjirokastra, Shkodra kishin mjeshtëri veçuese të qytetit, pra çdo qytet e bënte arkitekturën me mjetet e vendit. Kjo shikohet dhe tek xhamitë në qytete, si Tirana. Sipas Hysa,R (2008) stili dominant në ndërtimin e xhamive është ai osman, për shkak se Shqipëria ka përjetuar sundimin osman për rreth 500 vjet, por ajo ka marrë dhe shumë karakteristika nga ndërtuesit vendas, të cilët adoptuan ndërtesën e xhamisë sipas vendit dhe kërkesave. Kjo mund të vërehet tek xhami të tilla, si: xhamia Et’hem Bej në kryeqytet, xhamia Mbret në Elbasan, xhamia “e Beqarëve” etj. Një tjetër element, i cili është shumë domethënës dhe unik në arkitekturën islame në Shqipëri, duke e bërë atë të ndryshme nga vendet e tjera të Ballkanit ose qendrave të tjera të perandorisë osmane, është kulla e sahatit, e cila qëndron krah më krah më xhaminë e qendrës. Prezenca e kullës së ores (sahatit) ishte si një rregullator për qytetin, për orarin e punës, për kohën e faljes etj. E para kullë sahati e ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane ishte në 1555, ndërkohë që Elbasani dhe Berati e kishin tashmë. Gjithashtu, kulla sahati ka patur në Shkodër, në Peqin, në Elbasan, në Berat, në Kavajë, në Tiranë, në Libohovë, në Gjirokastër. Kjo është një karakteristikë më shumë shqiptare. Shqipëria, duke patur marrëdhënie me qytetet perëndimore, ku kullat e orës ishin ngritur me kohë, kishte mundësi të sillte mekanizmat e tyre. Këtu ishte pedana për të kaluar nga perëndiminë lindje dhe e kundërta. Është e kuptueshme se arkitektura islame e ndërtuar në vendin tonë, kryesisht xhamitë, përveç formave dhe elementëve arabë, persë, turkë; paraqet, gjithashtu, dhe elementin autokton. Ndërtuesit e tyre pak nga pak filluan t’i
afrohen arkitekturës së banesës popullore vendase. Kjo vihet re në arkadat, strehet
e gjera, dekoret, ngjyrat e jashtme etj. Për shumë të përafërta me motive të arkitekturës popullore. Shumë xhami të trojeve shqiptare janë monumente me vlera arkitektonike, të artit dhe kulturës islame. Pavarësisht revolucionit në 1967, ku shumë xhami u prishën, sërish një pjesë e tyre mbetën. Kryesisht u prishën xhamitë nëpër fshatra, por pjesa më e madhe u restaurua dhe përdoreshin si muzeume, meqënëse shërbimi fetar nuk u lejonte në to.
Comments
Post a Comment