Eci vetem sot,
Rrugeve plot kalimtar
Gjithcka duket kaq
bosh,
Sikur te’mos kisha shkelur
Kurre me pare.
Kembet e mia ecin drejt,
Pa kthesa pa adrese…
Zemren e ndjej
te lene peng
Larg...sh larg
Tek ai qytet..
Nese ndjenja do kish krahe,
Si dallendyshe do migronte cdo nate
Do ulej mbi dritat e qytetit,
Mbi trotuaret plot pluhur
Do ngjitej
permbi mallet dimerore
Mbi relieve do shtrihej
Diellin e mengjesit te shihte
Do gervishte mbi guret e harruar,
Te fala do I dergonte
cdo zemre
Naten e mire do I thosh
Cdo kalimtari
Qe ashtu si une,
I djeg malli,
Mall toke,
ajri,
qielli …
Kujtimesh,
te njohurish.
……
Por zemra s’di
te flase,
Te gerthase cjerrjen e mallit,
Ajo di vec te shpresoje,
Per te ardhmen me te mire ….
Te atij qyteti…
Tirana ime,
Zemra te dergon te fala!
Comments
Post a Comment