Memoria

Largesite na ndajne fizikisht por kujtimet jane ato qe na bashkojne serish.Ne nuk jemi te ikur. Jemi kujtime qe jetojme ne hapesire, ne mendje, ne zemrat e dikujt, ne forme lutjesh, siluetash te padukshme qe s'guxojne te flasin. Jehona qe kumbojne ne heshtje tek nje vesh i larget. Tik taku nuk ndalon kur s'kemi me jete.Jeta merr fund kur s'kemi me cte ndjejme.Koha i ngjasonka pikturave abstrakte. E pamundur te interpretohen nga te gjithe.Mendonim se ish koha qe na percaktonte te shkuaren e te tashmen, por jo. Jemi ne qe percaktojme kohen. Cdo element lidhet me perjetimin tone. Mundohemi te veme ne gjume veten dhe te harrojme. Por pikerisht ketu fillon paradoksi me i cuditshem. Mjafton te levizim celesin ne dere dhe kujtimet fillojne te shkunden nga pluhuri i harreses.  Ne ate moment koherat behen njish. Distanca behet 0. Nuk ka me largesi kohore. Cdo gje rinis atje ku ish ndalur. Vetja eshte misteri me i madh. Mendon se e ke ne  kontroll deri ne momentin kur kupton se ti dhe ajo pasket qene kaq te paafte per tu kuptuar plotesisht. Koha nuk egzistonka per njerezit e zemres. Per ta cdo gje eshte e tashme.  Kjo jete nuk paska lidhje me trupin& fizikun. Cdo gje qenka Ceshtje shpirti.

Comments