Memoria...


Eshte e cuditshme se si tani, pikerisht tani pas kaq shume vitesh nje vale mendimesh te forta po mberthejne mendjen time piciruke.

Mirazhe ndjenjash e emocjonesh,
dashuri te sinqerta,
sekrete pa zarare,
ethe provimesh,
shikime te pafajshme,
qeshje dehese
e endrra adoleshantare...
Ne fakt s’po e kuptoj c’po ndjej, nostalgji, mall, apo nje deshire per tu rikthyer serish ne ate kohe.
S’di ne jam vec une, apo cdokush e ka ket ndjenje te gufueshme sa here rikujton vitet me te gjallerishme te jetes se tij...vitet shkollore.

Sa e cuditshme jeta...


E kujt ja morri mendja se ne do rriteshim kaq shpejt,aq shpejt saqe as qepallat e syve s’mund te prekin njera tjetren....
Hm, akoma i mbaj mend ato dite, kur une e shoqja ime e banges,(Jona e me vone Saseda) dilnim cdo jave nga tregu, dhe asgje nuk blinim,  apo, kur filloja me Alketen te flisnim rreth hose Miguelit e telenovelave spanjolle. Apo, kur Dorina me shponte kurrizin me stilolaps vetem qe ti jepja ca kopje ne provim.
Apo kur une dhe Adi zinim ate cepin tone te klases e fillonim te peshperisnim thashethemet e dites,
Apo kur Une dhe Nezi flisnim me sy dhe s'kishim nevoje fare te hapnim gojen, c'reflekse qe kishim, subhanallah. Po Blerta? Motra ime binjake ne menyren e formimit, dhe me e bukura te dyja kishim nga nje gjyshe njesoj, haha.

Ato zenkat e vogla e te pamatura, sidomos me grupin e dritares, me kryetare Stelen, haha. Ato pushimet e drekese kur vraponim te zinim radhe per te blere nje byrek , (sa te mire ishin) Mos te permend udhetimet neper qytete te shqiperise, , ato prapaskena sa her kishim ndonje shfaqje tetrale... C'mu kujtua tani Eva dhe 2-shat e saj me zysh Miren,(nuk i merrte me verte jo), Lotet kur u fejua Daniela, (sidomos une e Nezi, ajo per qef u fejua ne qanim). Me Enin mbaj mend me se shumti udhetimin ne Shkup. Lam nam tere naten duke folur. E kur na kapi frika mezi zgjuam Stelen. (se cfare ndodhi po e leme sekret). Shpresa, ah sa shume fliste, leqe ishte qeveri me vete, vinte e ikte nga shkolla kur ti tekej, haha.Ndersa Marsela pastaj ishte vajza qe dhe gjese me te vogel do i jepte nota emocionale, dhe shakase me te vogel do i gjente nje ane serioze. C'pasion qe kish ajo vajze. Majra kryesisht me kujtohet e terhequr goxha. Urte e bute ama i fuste ndonje fjale tek tuk e te linte ne vend, :P.  Gona? Momentalisht nga Gona po me kujtohet qe eshte ulur kryesisht ne bange te fundit, me Inen, Sa gje e vecante eee? :P. S'harroj as grupin e institutit, Bo bo cprapesire qe benin. Mir qe na mbeti Jonida te pakten.
Ishte dhe zysh Mira pastaj, qe qendronte perher prane nesh ne cdo moment, duke mbjellur cdo dite dashurine per njera tjetren. Madje madje, teksa mendohem mire, nqs ne ishim aq te lidhura me njera tjetren, rolin kryesor e ka patur pikerisht zysha qe jepte cdo gje te sajen per ne e na mesoi se mbi cdo gje qendron dashuria per njera tjetren.

Eh, ... nejse, ...
Ne fakt nuk ndjej asnje brengosje me faktin qe u rritem, sepse e kemi  jetuar cdo second te moshes dhe morrem maximumin e saj, ashtu sic duhet dhe te ishte...
Por, ja,

 .. vjen nje moment ne jete, kur ulesh te rikujtosh te shkuaren, e mendja te dergon menjeher atje, tek vitet shkollore, e sjell ndermend faktin sesi cdo kush ka marre rrugen e tij tashme, dhe kjo ndjesi me shtyn te shkruaj.
Nje ze i brendshem deshiron  tu thote te gjitha atyre, motrave te mia se,
Se i kam dashur fort, ne nje menyre apo tjeter, te gjithe i kam dashur, dikend me pak e dikend me shume, ama, ne zemren time, e kishin nje vend.. e kane akoma.. ja keshtu, ..
si keto kujtime qe do jepja cdo gje per t’i perjetuar edhe njeher....

Memoria.... 






Comments