Te qeshesh duke qare!

Njerezit nuk pushojne se theni e ritheni: Buzeqeshni sa me shume, do ju fale lumturi ju e te njerezve perreth!
E une buzeqesh, madje qesh kaq shume, saqe shpesh nuk me duket normale!
Ndonjeher mundohem ta minimizoj sadopak. Kjo per nje arsye sh te thjeshte: pasi pervec nje pikeze ne faqe, sec me krijon dhe 2 viza anash buzes, e thone se ato thellohen me kalimin e viteve... S'e di, por me tremb humbja e viteve....

Nga ana tjeter, ka dhe momente kur s'te qeshet, s'te buzeqeshet por vec te vjen te heshtesh.
E kush do donte te jetonte ne heshtje? Askush! Ndodh te deshirojme her pas here te shkeputemi nga zhurma apo nga cdo gje qe na rrethon, por pergjithmone.
Pyes veten, po sikur te shperndaj disa bulza trishtimi sot?
Dua te ndaj dhe merzitjen angushtine, le te qaj mbi supin tend, ndoshta dhe ti do duash te qash ne timin... Dhe kjo sharing eshte, madje madje,nese buzeqeshja na shtonte lumturine, ndoshta lotet do na shtojne dashurine.?!..
Ah, Sa e dua dhe kete lotin, po aq sa dhe buzeqeshjen... Nese buzeqeshja me fal ngrohtesi, loti me zbut zemren teksa shpirterisht jam forcuar per ti bere balle sfidave.
Sa bukur eshte te jesh njeri i forte por me nje zemer te bute, nje njeri qe fal buzeqeshje teksa nuk ka frike te lere lotet te rrjedhin....


Comments