Skip to main content
Sonte paskam nevojë të iki,
Të dal arratisem nga burgu i përditshmërisë,
Të mos lexoj më të njëjtat libra,
Të mos eci nëpër të njëjtat rrugë
Të mos fle më në të njëjtin shtrat
Të mos ëndërroj më të njëjtat ëndrra,
Të mos qaj mbi të njëjtën relike,
Të mos përdor më të njëjtat penele,
Të mos vesh më të njëjtat ngjyra,
Sonte paskam nevojë të iki,
Përtej zhurmës e qetësisë
Përtej natës e ditës
Përtej shtratit te vogël me ëndrra të mëdha.
Larg cdo realiteti e kohe.
Sonte paskam nevojë ..
Të flas nëpërmjet heshtjes
me melodinë e kujtesës dhe harresës.
Nën simfoninë e atmosferës poetike.
Të dal jasht vetvetes,
Të takohem me shpirtin,
E me të,
Të iki në një tjetër jetë.
Nëpërmjet lutjes e pendimit
Drejt takimit të përmallueshëm,
me Zotin tim.
Comments
Post a Comment