Fjalen “ Faleminderit” mund ta perkufizojme : nje fraze e perdorur
kundrejt dikujt I cili na jep nje dhurate, na kryen ndonje sherbim, kur
pranojme ndonje oferte ose refuzojme dicka ne nje menyre te sjellshme e
te kulturuar. Pra shkurtimisht; nje forme mirenjohjeje dhe vleresimi
kundrejt dickaje te pelqyeshme qe dikush ka vepruar. Qe te vegjel na
kane edukuar se fjalen Faleminderit duhet ta mbajme gjithmone me vete,
tamam ashtu si ajo shamia qe qendronte ne xhepin e vogel te perpareses.
Madje me kujtohet teksa na jepte ndokush cokollate, mamaja na pyeste
direkte: Si duhet ti thuash tetes tani?? DHe ne ashtu te turpshem e me
koke ulur thonim: Faleminderit. Ndoshta ishim akoma te vegjel per te
kuptuar urtesine e asaj fjale, ama ne menyre indirekte edukoheshim se
mirenjohja ndaj se mires qe te ka bere dikush nuk duhet mohuar,
perkundrazi duhet edhe tja kthesh nderin tjetrit te pakten me nje fjale
apo me nje buzeqeshje. Faleminderit mbetet po ajo fjale ne cdo gjuhe
te botes, por nder ato gjuhe qe une njoh, ajo ne gjuhen malajziane
mbetet me e dashura; Terima Kasih, qe do te thote: “E pranoj me shume
dashuri”. Pra ne momentin qe do te shprehesh mirenjohje ndaj dikujt, nuk
e ben me nje Faleminderit statike por cfaredo qe I ofron e pranon me
krahe hapur.
Comments
Post a Comment