Udhetime Ndjenjash!


Bllokuar ne labirinthe endrrash e mendimesh
Fluturova ne qiejt e mbushur me dyshime
Drejt fytyrash te reja
Drejt ylbereve shumengjyresh,
Si nje adoleshente e marre,
qe donte te puthte qiellin e token bashke!
Tani ndjehem ngaterruar ne mendime
E zhytyr ne shkulmet e meditimeve
E ulur mbi kaltersine e turbullt te valeve.
C’do gje ndryshon, leviz,
une, 

mbetem ketu…
duke jetuar gjithmone ndjesite e jetes
plot aventure,

 sikur fundi nuk troket asnjeher…
Shpirti im mbetet si gjithmone ne migrim,
Plot mall per te shkuaren,
Plot dashuri per te tashmen,
Plot padurim per te nesermen….






Comments