Me frymezoi nje shkrim te hidhja ne
tastjere shume kontradikta qe jetojne me mua, cdo dite.( tani cdo dite jo, por
here pas here). Eh ne fakt shume njerez qe me njohin, s’para habiten nga ajo qe
bej apo flas. Me sa duket jam sh predictable ("e parashikueshme" me thote Ola).
Ndersa Eni, nuk heziton te me perserise shpesh fjaline: He fillove ti me cudite
e tua fantastiko shkencore?!
Dita 1.
Ju ka ndodhur shpesh te ngriheni ne mengjes
tere energji, listoni ne mendje te gjitha gjerat qe do arrini, planifikoni jo
per nje dite e nje jave, por per tere vitin. Do mbaroj tezen e masterit, do bej
palester, Do filloj diete, do lexoj kaq libra, do shtoj rekatet, do filloj nje
specializim per kete. Do kerkoj nje pune te dyte, do bej kete e ate, etj. Dhe
lista vazhdon e vazhdon, por te nderpret orari i punes. E ndalon mendimin ne
ate second duke shpresuar qe kur te arrish ne pune, ose sa te gjesh pak kohe te
lire do e zgjerosh me shume listen. Ndihesh kaq e fuqishme dhe i thua vetes:
Une mundem. Kam tere jeten para, brenda vitit do i kem plotesuar te gjitha
deshirat. Dhe ndonese asgje nuk ke perfunduar, madje dhe ato deshira as nuk i
ke shkruar gjekundi, te duket sikur i realizove, Ndihesh mire me veten, ke
besim, ke force per te ecur para. Bota eshte e jotja.
Del nga shtepia me nje buzeqeshje, madje dhe dita te duket sikur shkelqen me
shume. Le vajzen tek cerdhja, merr autobuzin, ndalon ne stacjon, merr trenin,
arrin ne zyre, pershendet te gjithe koleget, (zakonisht nuk i pershendet fare,
shkon direkte tek tavolina jote, hap PC, hap rrjetet sociale dhe projektin
nderkohe, i hedh nje sy fb-kut, lajmeve ditore, dhe fillon te vizatosh). Ndersa
sot, ndihesh ndryshe. Pasi ulesh, gjeja e pare qe hap eshte projekti, le
menjane FB-kun dhe hap vetem faqet informative, pasi do te zgjerosh njohurite e
tua. Interesohesh per universitete te lira, sidomos online, pasi do te studiosh
serisht, edhe pse momentalisht po punon e po studion. Ne pushimin e drekes nuk
e humb ne FB, por merr e lexon pak Kuran. Falesh fiks ne orar. Kontrollon
sasine e drekes. Nderkohe pjesen e dyte
mbaron punen qe te eshte caktuar dhe kur arrin orari 6 qe duhet te ikesh,
ndihesh aq e lodhur dhe e vetmja gje qe mendon eshte: Te shkoj ne shtepi te
marr vajzen e te shplodhem. Nejse, ne darke sigurisht pasi kalon tere peripecite
e zakonshme, darka, biseda, lojra, shtrihesh me shpresen se neser nuk do
listosh me projektet e te ardhmes, por do sigurohesh qe do i arrish nje me nje.
Dita 2.
Zgjohesh po
e lodhur. S’ke fjetur mire. S’ke pike fuqie. Per cudi qellon dhe vranet.
Merr nje lajmerim nga zyra e universitetit qe duhet te dorezosh tezen brenda
muajit. Mos, ne pune me thone se projekti duhet dorzohet brenda javes, dhe pas
atij me pret nje tjeter. Cte bej me para. Kam vec 9 ore ne dispozicion. (8 jane
orar zyrtar) Nejse pasi mundohem te mbaroj projektin mendja me rrine dek
dorzimi, plus mu shtua nje problem tjeter. Nuk mundem te lexoj librin qe kisha
filluar, po universitetin tjeter kur ta filloj? Valle mund ta ndjek naten?
Pastaj me kap pesimizmi. Po sikur mos te jem e destinuar per fushen ku po kontriboj? Valle duhet te jem akoma kaq larg vendlindjes? S’kam arritur asgje deri tani. E c’eshte nje pune ne studio, dhe 2 mastera? Valle a po kontriboj ne aktivitetet sociale? Jo! Mos, nuk po jap maximumin. Ndihem e paplotesuar. Une nuk jam e afte per
asgje.
Dita 3
Pasi kaloj tere rutinen e 2 diteve te para,
diskutoj me te afermin tim. Kam kete kete problem. “Ti mendon shume” me thote.
Pastaj e le te qete, shkoj e shtrihem dhe flas prap me veten. Filloj e mendoj
rreth cdo gjeje. Kthehem te Zoti. Filloj te balancoj rolin tim ne kete jete.
Qellimin pse Allahu na solli ne toke. Na solli mekembes, qe te adhurojme vetem
Ate dhe te bejme cdo gje per hir te Tij. Pyes veten: Mos u krijova per te bere
emer? Mos u krijova per te bere ate qe te tjeret mendojne? Jo. U krijova per te
jetuar dhe punuar per hir te Zotit. U krijova te shfrytezoj ne ato dhunti qe
Zoti mi ka dhene dhe te bej mire.
Ne ate moment mu kthye optimizmi. E ku ka me
mire se te marresh sevape per cdo gje qe ti kryen, sa here hane me Bismilah, per cdo kujdesje
te femise kur e ben per hir te Zotit, per cdo vize projekti qe ti vizaton dhe
ne mendje ke ta besh punen ne menyre te persosur pasi Allahu na ka porositur
ashtu, . E ku ka me mire qe te bej 1 gje ama ta bej mire. Te lexoj per hir te
Zotit, te studioj per hir te Zotit, te
buzeqesh per hir te Tij, te punoj po per hir te Tij,madje per cdo second qe merr fryme te kujtosh perher se e ben per hir te Tij. Aty e kuptova qe gjate gjithe dites une u mbushja me
sevape, nqs cdo gje, qofte dhe pak e beja per hir te Allahut. Ne ate moment,
harrova fare se c’me mundonte. Dhe keshtu me zuri gjumi duke qene e bindur se
ajo qe ka vertet rendesi, eshte qe ne cdo moment te mundohemi per me te miren, brenda
mundesive tona, dhe me kryesorja: Cdo gje te jete per hir te Zotit.
Keshtu pra, nqs dhe ti qe me lexove deri tani
ndihesh njesoj si une, te them me bindje: Mos u Merzit! Ne u krijuam te jetojme dhe shfrytezojme ate c’ka na
ka dhene Allahu. U krijuam te perpiqemi per hir te Tij. U krijuam te dallohemi
nder krijesa, jo per tu dukur, per fame apo emer, por per te kenaqur Allahun. Ne momentin qe cdo
gje tonen e lidhim me Zotin, Ne momentin qe vendosim Ate mbi cdo gje, do te kemi lumturi shpirterore, sukses ne shoqeri dhe do leme gjurme, ne mos te medha, gjurme tek rrethi familjar qe na rrethon!
Dita 4.
... S’ka me numerim ditesh, ka vetem perjetim
te jetes si dhurate nga Zoti per ty! O Zot! Ti je Krijuesi i qiejve dhe tokes. Ti je mbrojtesi im ne kete bote dhe boten tjeter. Me mundeso mua te vdes si Musliman dhe te jem mes atyre qe bejne vepra te mira!Amin.
**Ritakohemi ne reflektime te tjera ;)
Comments
Post a Comment