Me jepni nje penel!













Me jepni nje penel.
Nje kanvas te bardhe po ashtu.
Dashkam te pikturoj sonte,
Te zhgarravis ne majen e penelit
Shumengjyrshmerine e ngjyrave
Magjine e ylberit ,
Shiun qe vershon si ujevare,
Qiellin e kalter qe rrezellin,
Diellin qe po venitet ne horizont,
Henen e plote pasqyruar mbi oqean.
Oqeanin plot zhurme,
Dallget qe perqafojne shkembinjt,
Shkembinjt e bardh,
Valet qe vallzojne nen melodine e eres,
Gjethet qe veshin  deget e pemeve.

Ditet sa te embla, aq te trishta ,
sa te vrullshme aq te qeta.
Qetesine e  nates, e fshehtesine e erresires .…
Erresiren e  vetmise e driten e dashurise.
Me jepni nje penel,
Nje kanvas te bardhe po ashtu…
Dua te pikturoj sonte,
Te shgarravis ne majen e lapsit
Brendesine e SHPIRTIT TIM…


Comments