Persuit of happiness

Sa here lexojme rreth momenteve te fundit  te jetes se shume njerezve, qofshin te njohur apo jo, verejme se te gjithe kthehen kah Krijuesi. Askush nuk flet rreth sukseseve te kesaj bote, perkundrazi, te penduar kujtojne plot mall kohen kur e shperngulen veten nga castet e verteta dhe reale te kesaj jete.Kohen kur vune materialen para materies dhe shpirtit. Te gjithe njezerazi pranojne se ne ate moment nuk ka vlere me paraja, pasi ne fund kuptojne se ajo nuk ishte  epitoma e lumturise. Sh shpejt vjen ai cast kur cdo gje materiale e kesaj bote do zbehet perballe syve tane, sikur te ishin nje HIC. Paraja eshte asgje para casteve te perjetuara. Pasuri e vertete eshte ajo e vazhdueshmja e cila nuk shterohet asnjeher. E cila te mbush shpirtin dhe te ndjek hap pas hapi. Ne fakt, Pasuria me e madhe qe posedojme eshte DASHURIA. Nga dashuria me e madhe, ajo per Krijuesin e Gjithesise deri tek familja, njerezit dhe cdo qenie e gjalle qe na rrethon. Sa her mediton rreth mrekullive te kesaj bote, rreth muzgut, rreth ujvarave apo rreth bukurise se henes , shpirti  zgjerohet ne adhurimin e Krijuesit . Gjerat e thjeshta jane edhe gjerat me te jashtezakonshme. Te ulerasesh me ze te larte ne mal qe te degjosh jehonen e zerit , nje notim ne fundesine e detit ,  nje kasolle ne fshat,te mbushesh me fryme thelle me ajrin e fresket te mengjesit , buke e thekur me vaj e me ulli, nje caj me mikun/mikeshen tuaj me te mire,nje trup/mendje i/e shendoshe. Nese shohim lumturi ne syte e prindit, kenaqesi ne fytyren e partnerit te jetes , dashuri ne syte e bijve te juaj dhe miq rreth vetes thjesht falenderoni  Zotin per begatite qe posedoni. Nese kemi ZOTIN ne zemer, kemi GJITHCKA!

Comments