Lets talk about: Who is the leader here?!:p




Jo rralle here gjendem midis bisedash me shoqerine rreth marredhenies ne cift.  Nga rrefime te ndryshme kam kuptuar se pak a shume cdo cift perjeton te njejtat peripeci, ndonese secila histori ka rrjedhen e saj.Mesa duket jeta martesore eshte nje shkolle me vete. Ja kalonka  fakultetit, masterit dhe doktoratures bashke madje. :P Thjesht nuk eshte dicka qe mesohet dhe ka nje afat te caktuar vjecar. Perkundrazi lind ne momentin e lidhjes se dy individeve (teresisht bote tjeter, rritur ndryshe, familje ndryshe,) dhe vazhdon deri ne perfundim te ciklit jetesor(inshaAllah ky cikel rivazhdon ne Xhennet serish).

Dy ceshtje jane qe  me se shumti me ngacmojne  sa here degjoj rreth historive te ndryshme. E para, eshte ndarja e detyrave, apo me sakte ndarja e rolit te gjithsecilit. Gruaja ka kete detyre(mundesisht detyrat e shtepise) dhe burri vetem jashte saj. Edhe pse realiteti deshmon tjeter gje: Gruaja eshte burre jashte shtepise dhe grua ne shtepi. Ndersa burri eshte burre jashte shtepise e po prap burre ne shtepi.

Sinqerisht e urrrej frazen: ESHTE DETYRE E JOTJA! Sidomos ne realitetin shqiptar. Ndonese musliman, shpesh here menyra e jeteses, menyra si jane rritur, mentaliteti dhe traditat qe na kane shoqeruar dekada me tradhe, ben qe shume vete ti ngatarrojne keqazi gjerat, madje aq keq saqe te influencuar kryesisht nga tradita perdorin dhe fene thjesht per te arritur ate qe duan.
Se dyti, jetimi i fese ne menyre mekanike gjithashtu nuk ndihmon ne arritjen e qellimit te perbashket.
Per ilustrim po sjell rastin e nje tipiku bashkeshort musliman, por dhe shqiptar njekohesisht.  Ai eshte musliman, e do Profetin, do Xhennetin, deshiron te jetoj  sipas shembullit te profetit, por ketu po i referohet faljes,vajtjes ne xhami,  agjerimit. Se me falni shume ju mua por, KA BURRA SHTEPIA(sipas disave). Nuk fshin burri shtepine se eshte Turp. TURP per kedo qe ka keto bindje do thoja une.

Cift do te thote 2 individe qe punojne per nje qellim te perbashket.  Nuk ka brenda ciftit kjo eshte e imja e kjo e jotja.(Pasi supozohet se gjithsecili te kete formimin e duhur dhe e ka kuptuar filozofine e jeteses ne komunitet apo cift,te kete kuptuar rolin e tij dhe pergjegjesine qe ka mbi shpatulla).  Ne nje martese nuk ka 2 vete, por 1 cift. Nje cift ku individet nuk perpiqen te mesojne me perpikmeri detyrat e tjetrit dhe t'ja kujtojne sa here i bie rasti, por mese pari shikon vetveten dhe mundohet te lumturoj ate qe ka perkrah. Nje cift ne te cilin dashuria drejton cdo gje, pa patur nevoje as per ngritje zeri, as per ndarje detyrash, as dhenie urdherash. Sic thote Zoti: "ato jane petk per ju dhe ju jeni petk per ato."  Pra te dy jane njesoj  per njeri tjetrin, petk, mburoje. Nje cift te cilet ne vend qe t'i kerkojne kafe tjetrit, thone: Zemer shplodhu se e bej une per te dy. Nje cift i cili ka dhembshuri dhe sakrifikon cdo gje per hir te kenaqesise se tjetrit.  A nuk leshoi Zoti meshire ndermjet ciftit? A nuk na solli Zoti profetin si shembullin me te mire, dhe po ky profet i Zotit tha se me i miri nder ju eshte ai qe eshte me i mire me familjen e tij? A e duam ne profetin? Po! Atehere le te ecim ne rruge te profetit ne te gjitha ceshtjet e jetes. Ishte lider shteti, punonte tere diten me sakricifa nga me te ndryshmet dhe kur kthehej ne shtepi serish nuk ulej e shtrihej,por ndihmonte ne ceshtjet e mbarvajtjes se shtepise,  nga rregullimi i rrobeve te tij e deri tek punet e tjera si gatimi, kujdesi ndaj bagetise, etj.  Dhe jo vetem kaq, por ishte romantiku me i madh. Ishte ai qe Aishes i tha: fytyra jote tek syte e mi eshte me e shndritshme se drita e henes. Pikerisht ketu eshte pika e dyte ku doja te ndalesha. Perpjekja per te bere partnerin tuaj te ndihet mire, i deshiruar, i vleresuar. Nese jini kurioz te dini se a e permbushni kete pike, pyeten veten se kur ishte hera e fundit qe i keni thene bashkeshortes/bashkeshortit se sa e bukur eshte,  se sa te mire e kish bere gjellen, se ju jeni burri/gruaja me i/e lumtur qe keni ate ne krah. Kur i keni thene faleminderit per cdo gje qe ben? Diku lexova nje shprehje qe thoshte: "Gruas duhet me ja puthur kembet vetem per rrugen qe ka bere me ardhur deri tek ti".
Cdokush ka mundesine per te bere nje dhurate modeste, si psh; nje cokollate teksa kthehesh nga puna mund ta blesh per te. Nxirr nje leter, po nuk pate leter, nje facolete te zhubravitur s'ka gje e shkrojini nje dedikim (per embelsiren e jetes sime). Nuk eshte e veshtire te gezosh zemren e nje gruaje, por as te nje burri ne fakt. Me nje buzeqeshje teksa ai hyn ne shtepi do i largosh tere lodhjen qe ka kaluar gjate dites, dhe ti me nje perkedhelje te kokes me dore do i largosh brengat e dites bashkeshortes.

Celesi i cdo gjeje eshte KOMUNIKIMI. Nese e keni veshtire te flisni c'ju shqeteson apo c'do donit nga partneri shkruani nje leter: shpjegojini cdo gje te rendesishme per ju. Nese nuk e themi ate c'ka na shqeteson zemren, mos prisni qe tjetri te kete telepatine e te lexoje mendjen tuaj.   Ndoshta deri tani keni perdorur menyren e gabuar dhe as nuk e njihni njeri tjetrin aq mire saqe te kuptoni se cfare e ben te lumtur tjetrin. Bejeni qe te dy te kuptoni se ju jeni njerezit me te rendesishem per njeri tjetrin. Kujtoni sakrificat qe keni bere deri me tani duke qene sebashku. Por , jo me urrejtje, jo me acarim, as duke rreshtuar sesa mosmirenjohes eshte pala tjeter rreth te mirave tuaja, por me sinqeritet dhe dhimbje, per me teper, DESHIRE qe tani e tutje te beni cdo gje ne menyren me te mire.  Ne e duam Xhennetin por e duam ate me familjen tone. Keshtu qe nese heren tjeter gruaja apo burri ju thote se e ke detyre nga Allahu te besh kete e ate, kapini doren e thojini me ndihmo dhe ti te kryej urdhrin e Allahut. Ne jemi si celesi e kyci qe s'bejne pa njeri tjetrin.  Mos besoni  ne teorine se cdo gje ka kohen e vet, se fillimi eshte ndryshe se ato kohe iken e nuk kthehen me. JO! E tere jeta mund te jete "muaj mjalti", nese vertet punohet nga te dyja palet. Dhe tani nese ju ka marre malli per kohen kur lodronit si femij, per te qeshurat plot zhurme per shikimet plot dashuri, merrni telefoni dhe dergoni nje mesazh duke i thene se sa ju ka marre malli per ate kohe. Neser thurini disa vargje, pa rime me rime s'ka problem, thjesht thurni disa vargje. E nese egoja po ju pengon: Harrojeni egon dhe kujtoni Xhennetin sepse Xhenneti dhe te qenit sebashku ne kete jete e ne boten tjeter eshte me e dashur per ne sesa nje ego e semure. Mos prisni nga askush. Ju vete mund te ndryshoni gjithcka. Ashtu sikurse me i miri nder ne eshte ai qe jep selam i pari, po ashtu me i miri nder ne eshte ai qe fal me shume dashuri sesa tjetri.

Zoti ju dashte e shtofte dashurine mes cdo cifti!
Amin!

^_^

p.s. Ritakohemi ne dite tjeter me ide se c'mund ti dhurojme njeri tjetrit pa shpenzime dhe ne nje kohe sh te shkurter :)


Comments