Meditim


Merzitja me kishte kapluar tere trupin. Veten e ndjeja te huaj, krejt te huaj.Isha strukur diku, ne thellesi per t’u larguar e harruar gjithçka.Nuk ndjeja dhembje, ndjeja vetem vetmi.E ndjeja sesi po mbytesha thelle ne dallget e shkulmet e meditimeve. Sa absurde me dukej kjo gjendje. Une e vetme, e braktisur, e perhumbur labirintheve te nenvetedijes pa ditur ç'kerkoja. Vorbuj, shtjellje si rrathe koncentrike me perfshinin. Dallova nje shkendije. Atje tej ne raft. U afrova. E mora ne duar dhe fillova te lexoja. Ishte Kur'ani Famelarte,udhezuesi i cdo zemre te humbur. Ndjeva sikur dikush me hodhi nje mantel kraheve. Veshtrova perreth. Askush s'ishte prane meje. Si pa e kuptuar e ndjeva veten te perpire nga vargjet. Ndieja qe rete e shpirtit po daraviteshin njera pas tjetres , ujrat e turbullta u kthyen ne kaltersi pa fund. Pas shirave te rrembyeshem ylberi u pikturua nga penelet shumengjyresh. Ashtu si nata ia le vendin dites ashtu ndieja si shpirtin tim po e pushtonte nje agim i ri, i mrekullueshem; me rrethonin trendafile qe çelnin gezueshem, nje mije ngjyra,cicerima e zogjve u be melodia e shpirtit tim.Gjithçka fliste me nje gjuhe: besim, dashuri, shprese, miresi… "O Zot-fillova te lutem - bej qe keto çaste te jetojne me mua, ne shpirtin tim, bej qe keto ndjesi te me shoqerojne tere jeten."
Ishte mjaft per te ndriçuar arsyen e asfiksuar. Ishte mjaft per te sjelle pranveren ne shpirtin tim, ishte mjaft per te me nxjerre nga ai burg ku dergjesha. Atehere ndjeva harmonine te pushtoje boten time, ndjeva se jeta frymonte. Tashme kisha dale nga burgu i erret. Tashme kisha nje shoqerues te mrekullueshem me te cilin ngrysja e prisja agimet: Tashme kisha Zotin tim!



Comments