Para disa ditësh një kolege kishte dëgjuar për një eveniment
në të cilin do zgjidhnin Miss-in më të bukur nga fëmite pjesmarrës; djem dhe
vajza. Ma fton të regjistroj në të, Danian(vajzën time).“ Vishe Danian bukur pasi me siguri
do fitoj vendin e parë. Është vajza më e bukur dhe më e bardhë që kam parë
ndonjëher. Dania s’duhet ta humbasë këtë shanc” – Më thotë teksa qëndron
karshi meje me sytë tek vizatimet e autocadit. I dhuroj një buzeqeshje të lëhte
duke e falenderuar njëkohesisht për pozitivitetin që më përcolli. I rikthehem
punës, ama përqëndrimi tashmë ish zhvendosur tek ai konkurs. Pasdite pasi
mbylla një dite te lodhshme në punë, marr vajzen nga kopshti. Si cdo ditë tjetër,
ndaluam për pak caste tek këndi i lojrave,
i cili është mu përballë pallatit. E kemi bërë si stacionin tonë të zakonshëm,
ku kalojmë gati 30 minuta cdo ditë duke lozur.
Ndërkohe që ajo luante në lisharsen përballë, unë po mendoja cilin nga fustanet ti vishja ditën e konkursit. Përhumbem në kujtime dhe filloj të kujtoj kohën kur kam qenë vetë fëmi. Unë s’kam qenë e bukur,(ose të pakten këtë përshtypje kam patur për veten kur isha e vogel) pasi sot, ose kur rritesh vajzat coc rregullohen pak, një laps në sy, një rimel , pak pudër, ualaaaa.. bëhen yll. Sic po thoja: Përher jam ndjerë inferiore sa i përket fizikut. Nuk kam marrë pjesë as në konkurse bukurie, (mis lagja, apo mis klasa, e shkolla) as në sfilata të shkollës. Fat i mire i imi ,më saktë, ishte dhuratë nga Zoti që më kishte dhënë intelektin, zgjuarsinë, vullnetin për të mësuar dhe për cdo vit merrja pjesë në olimpjada kombëtare; herë matematikë, herë letërsi, e herë fizikë. Si dhe nuk mungoja asnjëher në koncertet artistiko- kulturore . Fakti që dalloja në mësime më bënte ti kapërceja lehtë mangësite në bukurinë e jashtme. Ndërsa sot, sot sigurisht jam mjaft e vetëdijshme të kuptoj cfarë është më e rëndësishme tek një njeri. Dhe defektet që vazhdoj ti kem as që i vej re më, pasi bukuria e jashtme shkon e vjen, ajo c’ka mbetet është ajo këtu; brenda teje.
Rikthehem me
mendje dhe fizik tek vajza e cila po lodronte
në park dhe as që e kishte idenë se c’po bluante në kokë mamaja e saj.
Kur pashë Dania-n e cila për mua është një ëngjëll i bukur që shndërrit
cdo gjë përreth saj, ndjeva keqardhje. Po po, keqardhje, se si ne
të rriturit dashje padashje, i mbjellim që në vegjëli këtyre krijesa të
padjallëzuara ndjenjën e të bukurës mbi të tjerë. “Sa gabim”- them me
vete: "Si mund të lejoj vajzen të marrë pjesë në një konkurs
bukurie dhe pasi ajo të fitoj (nëse fiton) tërë shoqet e saj do shpresonin të
ishin në vend te saj". Për
me tepër askush as do mund të arrinte ndonjehër fizikun e tjetrit. Si
mundemi ne prindërit me vetëdije ti orientojmë fëmijet tanë në të dukshmen,
fasadën e jashtme.
Me siguri as që
e kemi menduar ndonjëher kaq thellë apo jo? Për të gjithë është thjesht një
aktivitet argëtues, por a e kemi vënë ndonjëher veten në vendin e fëmijëve?
Imagjino pastaj cfarë mundësie po i ofrojmë në tryezë një fëmije në kopësht, e
në shkollë? Mundësinë për t’u bërë miss dhe modele? A nuk do të instalohet në
trurin e fitueses një ndjenjë superioriteti karshi të tjerëve? Po fëmijët të
cilët nuk do të fitojnë? A nuk do të ndihen inferior për shkak të pamjes? Me
siguri një farë ndjenje do përshtjellohet në brendësi të tyre.
Fatkeqësisht
bota në të cilën jetojmë më shumë se kurdoherë tjetër është drejtuar masivisht
kah fizikes, fasadës së jashtme. Tani më shumë se cdo herë tjetër po përballemi
me një brez të kompleksikuar, më një shoqëri materialiste, e cila është
vazhdimisht në luftë me vetveten dhe kohën për ti ngjasuar modeleve që shabllon
na serviren në cdo ambjent, sidomos atë mediatik. Ndërkohë ne kemi kaq
shumë nevojë të ngrejmë në piedestal të tjera indekse ku fëmijët tanë (e
ardhmja) të referohen. Dhe ato virtyte për të cilat duhet të konkurojnë me
siguri nuk bazohen mbi bukurinë e jashme, por mbi talentet, aftësitë të fituara
me punë, intelekt, mësimnxënie. Për më tepër: Si mund te bazohet një filozofi e
tërë, duke konkuruar mbi një dhuratë të dhënë vetëm nga Zoti? Askush nuk e
zgjodhi fizikun e tij. Është e pafalshme të krahasojme krijimin e Zotit ndërmjet
veti, kur Zoti i Gjithëdijshmi nuk shikon në pamjen e fizikun e dikujt, por
shikon në zemrën e tij. Sic thotë Profeti
Muhamed: “…i bardhi nuk është më i mirë se i ziu përveçse nëpërmjet
devotshmërisë”
Jo, jo, fëmijët
tanë duhet ti drejtojmë drejt aktivitete të cilat janë të dobishme, drejt
virtytit, drejt dashurisë per vetveten dhe të tjerët duke u bazuar në vlerat
shpirtërore.
STOP BEAUTY QUEEN!
http://www.dritare.net/2016/07/20/thuaji-jo-konkurseve-te-bukurise-per-femije/1
Comments
Post a Comment