Dhe nga faktet (e madhërisë së) e
Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë),
ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.
(Er-rum,21)
Nëse
i referohemi realitetit shqiptar, specikisht bashkëshortit musliman vërejmë se
ndoshta nuk jemi aty ku realisht do donim ne femrat të ishim. Shpesh herë mënyra
e jetesës, mënyra si jemi edukuar, mentaliteti dhe traditat që na kanë shoqëruar
për dekada me radhë bën që sistemi patriarkal të jetë present akoma, madje edhe
në familjet besimtare. Së dyti, jetimi i fesë në trajtë mekanike gjithashtu nuk ndihmon në
arritjen e qëllimit të përbashkët.
Si ilustrim po sjell rastin e një tipiku bashkëshort musliman, por dhe shqiptar njëkohësisht. Ai është musliman, e do Profetin a.s, do Xhennetin, përpiqet të jetoj sipas shembullit te Profetit, por këtu i referohet faljes,vajtjes në xhami, agjërimit dhe ibadeteve që lidhen me të dhe Zotin. Rolin në familje e shikon si dikush i cili ka për detyre vetem furnizimin me ushqim të anëtarëve. Rrjedhimisht, ky bashkëshort nuk është i gjindshëm në nevojat e tjera të familjes, si kujdesi i fëmijëve, ushqimi, përkujdesja ndaj punëve brenda gardhit të shtëpisë. Cdo aktivitet i cili ndodh brenda vatrës familiare e shikon si detyrë të bashkëshortes.
Në
të vërtëtë, cift do të thotë dy individë të cilët kanë ndërtuar themelet e marrëdhënies
së tyre bazuar në dashuri dhe
dhembshuri. Në një martese nuk ka dy vetë, por 1 cift. Një cift ku individët nuk
përpiqen të mësojnë me përpikmëri detyrat e tjetrit dhe t'ja kujtojnë sa herë u
jepet mundësia, por mësë pari shikon vetveten dhe mundohet të lumturoj atë që
ka përkrah. Një cift i cili edhe nëse anija e tyre ndodhet në mes të dallgëve të
forta të detit, sërisht ata janë të sigurtë dhe të qete pasi anija drejtohet
nga dashuria për Zotin dhe njëri tjetrin. Sic thote Zoti: "ato
jane petk per ju dhe ju jeni petk per ato”. Të
dy jane njësoj ; petk, mburojë.
Nje
cift i cili ka dhembshuri dhe sakrifikon cdo gjë për hir të kënaqësisë së
tjetrit. Profeti i Zotit, Muhamedi a.s ishte lider/prijës, punonte tërë diten
me sakrifica nga më të lodhshmet dhe kur kthehej në shtëpi nuk ulej e të
shtrihej, por ndihmonte në cështjet e mbarvajtjes së shtëpise; nga
rregullimi i rrobeve të tij e deri tek punët e tjera si gatimi, kujdesi ndaj
bagëtise, etj. Dhe jo vetem kaq, por ishte romantiku më i madh. Ishte ai
qe Aishes i tha: “Fytyra jote tek syte e
mi eshte me e shndritshme se drita e henes”Pikërisht kjo është pika e dytë ku doja të ndalesha. Përpjekja
për të bere partnerin/en tuaj të ndihet mire, i/e dëshiruar, i/e vleresuar. Nëse
jini kurioz të dini se a e përmbushni këtë kriter, pyeteni veten se kur ishte
hera e fundit që i keni thënë bashkëshortes/bashkëshortit se sa e bukur eshte,
se sa shijshëm gatuan, se ju jeni
burri/gruaja më i/e lumtur që keni në krah një njeri të tille. Secili nga ne ka mundësi të nje dhurate
modeste; qoftë jë cokollatë,një lule e këputur në bahce, apo një copë letër ku i shkruani një dedikim
zemre. Një buzëqeshje për bashkëshoritn
kur ai hap derën e shtëpisë, një përkedhelje në kokën e gruas largon cdo brengë
që ata mund të kishin deri në atë cast. Nuk ështëe vështirë të lumturosh zemrën e një
gruaje, por as të një burri në fakt.
Ne
jemi si celësi e kyci që s'funksionojnë pa njëri tjetrin. Mos e besoni
teorinë se cdo gjë ka kohën e saj, se koha që ikën nuk kthehet më. JO! E tërë jeta mund të jetë "muaj
mjalti", nëse vërtet punohet nga të dyja palët.
Dhe
tani, nëse ju ka marrë malli per kohën kur lodronit si fëmiëj, për të qeshurat
plot zhurmë, për shikimet plot dashuri, merrni telefonin dhe dërgoni një mesazh
duke pohuar se ju ka marrë malli për atë kohë. Nëser thurini disa vargje, pa
rimë me rimë s'ka problem, thjesht thurini. E nëse egoja ju pengon: Harrojeni
egon dhe kujtoni Xhennetin sepse Xhenneti dhe te qënit sëbashku ne këtë jetë e
në botën tjetër është më e dashur për ne sesa një ego e sëmurë.
Ne
e duam Xhennetin dhe e duam atë me familjen tonë. Kështu që nëse hëren tjetër
gruaja apo burri ju thotë se e ke detyrë nga Allahu te bësh këtë e atë,
merrjani dorën e thoni: Më ndihmo ti të
kryej urdhrin e Allahut!
Revista Familja Gusht-Shtator 2016
Comments
Post a Comment