Une nuk jam vetem!

Ne cdo frymemarrje 
Ne cdo tik tak te zemres
Me afer se damari i gjakut
Ne cdo puthje qerpikesh
Ai eshte aty!
I Gjalli qe nuk vdes kurre
Fuqiploti mbi cdo dobesi
I Drejti mbi cdo padrejtesi
Falesi mbi cdo gabim
Meshiruesi mbi cdo ashpersi
Shoqeruesi ne cdo vetmi
Sheruesi i cdo trishtimi
Sunduesi i qiejve e
C'ka ka nen te.
Mjafton te peshperis
Haptazi ose fshehurazi
Me ze apo me heshtje
e Ai do gjendet
ne cdo shpirt
te perveluar per dashurine e Tij.


Comments