Ahmet Davotglu në librin e tij “Qytete dhe qytetërime” ngren pyetjen, nëse qyteti është objekt apo subjekt? Nëse I referohemi Lewis Mumford i cili thotë se “cdo brez shkruan biografinë e vet në godinat që ndërton” kuptojmë se është njeriu ai që i jep formë qytetit, duke e kthyer kështu atë në objekt. Por nga ana tjetrër, vazhdon më tej diskutimin Davotglu, fakti që vetë një vend apo qytet i caktuar i jep formë një brezi, e njofton me kulturën e tij, traditat, historinë duke imponuar në mënyrë të natyrshme lifestyle-in në një qytet, e bën atë të jetë subjekt më tëpër sesa objekt. Përgjatë gjithë historisë ka egzistuar një lidhje e vazhdueshme midis mjedisit dhe individit, objekteve ndërtues dhe qytetërimit. Kështu nëse përmendim ziguratet automatikisht udhëtojmë në civilizimin e Mesopotamisë, piramidat me Egjiptin,Parthenon-i Athinën e me radhë. Qyteti është një ndërthurje e ndërlikuar e fenomeneve dhe ndodhive të shumta, është shumëllojshmëri ndërveprimesh dinamike në aspekte të ndryshme, morfologjike, demografike, ekonomike, sociale-kulturore, administrative, si dhe urban planifikuese. Të gjitha këto në tërësi mbartin të njëjtën peshë.
Ndaj edhe sot nëse përmendim Notre Dame, ajo që na vjen ndërmend nuk janë fotot dhe fakti që është vend turistik, por që është symbol i stilit Gothik, na kujtohet Bonaparti e Hygo-ja. Pak e dinë që nuk është hera e parë që ka rënë zjarr, dhe që është riparuar. Është ndërtësë e shekulli 11, dhe absolutisht ka patur ndërhyrje. Por, për ne ka rëndësi kjo që pamë vetë. Eshtë mjaft interesante fakti i efektit që mund të ketë një ngjarje live, apo ndikimi që kemi nga historitë kur ato tregohen me plotë pasion dhe ndjenjë. Me shumë rëndësi ka mënyra si përcillet lajmi sesa lajmi në vetvete. Dashje padashje të gjithë u përfshimë në flakët e katedrales dje. Shumë e njohin si vend turistik, shumë të tjerë janë prekur thjesht se ndodhi në Paris, fundja “Je suis France’, artdashësit për vlerat kulturore, besimtarët e krishterë për simbolikët e atij vendi. Fatmirësisht Notre Dame ka mjaft Francezë të cilët e dinë vlerën e vendit dhe njerëzve të tyre. Katedrialia do riparohet dhe do harrohet qe nje pjese ju dogj dje. Sepse kthehemi tek ajo që thamë më sipër. Godina flet, ka shkruar qytetërimin mijëravjecar të filozofise Europiane dhe Europa me mirë se kushdo e di cdo të thotë.
Shqiptarët dhe qytetërimi i tyre…
Ne, mbetemi aty ku ishim. Trumbetojmë gjakun ilir, tokë mijëra vjecare para erës sonë ama ndoshta nuk e kuptojmë atë që themi. Nje njeri të cilit i është thënë përherë se frutat janë të dëmshme, do vazhdojë të ushqehet me “junkfood”, dhe do i ndërrojë sa herë dalin shije të ndryshme. Njëjtë dhe ne. Të edukuar me shpirtin prishës, nuk mundemi sot, të mirëmbajmë cfarë na ka mbetur, por duam ti hedhim në tokë për kulla më të larta, të cilat do prishen sërish kur të dalë ndonjë formë e re e të bërit arktiekturë. E ripërsërisim pa pushim të vërtetën: “Sistemi dogji kisha e xhamia”, por kurrë s’na ka dhembur në shpirt dëmi i atyre viteve. S’na dhimbti kurrë sepse me shfarosjen e tyre, u mbollën dhe farat e urrejtjes, përcmimit dhe luftës së cdo gjëje që lidhej me Zotin, aq më tepër me Kulturën Islame. Ne s’na vjen keq fare për mijëra xhami, sepse nuk e dimë se ngatë xhamisë ishte dhe shkolla, dhe cezmja, dhe biblioteka dhe hamami. Pak më tutje ishte dhe pazari, (qendrat tregtare) por ndryshe nga qendrat e sotme ku hyn dhe del duke menduar për lekun, atje hyje me zemër, flisje me shitësin, dilje nga pazari me shtim bereqeti sepse lutja drejtuar Zotit nuk kthehet mbrapsht: “Zoti të dhëntë bereqet.” Ne dogjëm dhe kishat, të cilat ndonëse “të pushtuar” nuk u prishën. Ne sot kemi mbetur me fjalën në gojë: “Tirana ka patur”, “Berati ka patur”, “Elbasani ka patur….” “Ketu ka qenë Xhamia e Ballies”, “këtu xhamia Sulejmanije”, “këtu pazari vjetër”, “këtu kinemaja”, shumë shpejt do themi “këtu ka qenë teatri”, “këtu kalaja”, “këtu amfiteatri”, “ketu stadiumi”.
Brezi ynë arrin të shohë vec pak gjurmë të asaj c’ka ishte, ndërsa brezi tjetër me siguri nuk do të shohë asgjë, përvec përrallës të cilën pak nga ne do të mundohen të mos e harrojnë: “Na ishte njëherë një qytet”. Kur kam qenë fëmijë nën flakë e qiriut, gjyshja na tregonte gjithmonë 1 përrallë me kucedër e cila donte të ndante fëminë nga nëna, dhe në fund nuk ja doli dot. Dikur kucedrat luftonin njeriun e mirë i cili arrinte ta mposhte gjithmonë forcën e përbindëshit. Ndërsa sot, në kohët moderne ato gllabërojnë ndërtesa. E dinë fare mirë se një qytet pa histori, mbetet një objekt pa shpirt, pa ritual, pa poezi, pa ndodhi, pa një film, e pa një festë.
…..
Cfarë po thonim? C’tragjedi në Francë!
Brezi ynë arrin të shohë vec pak gjurmë të asaj c’ka ishte, ndërsa brezi tjetër me siguri nuk do të shohë asgjë, përvec përrallës të cilën pak nga ne do të mundohen të mos e harrojnë: “Na ishte njëherë një qytet”. Kur kam qenë fëmijë nën flakë e qiriut, gjyshja na tregonte gjithmonë 1 përrallë me kucedër e cila donte të ndante fëminë nga nëna, dhe në fund nuk ja doli dot. Dikur kucedrat luftonin njeriun e mirë i cili arrinte ta mposhte gjithmonë forcën e përbindëshit. Ndërsa sot, në kohët moderne ato gllabërojnë ndërtesa. E dinë fare mirë se një qytet pa histori, mbetet një objekt pa shpirt, pa ritual, pa poezi, pa ndodhi, pa një film, e pa një festë.
…..
Cfarë po thonim? C’tragjedi në Francë!
Prill 16, '19
Comments
Post a Comment