Shtysa e jetes

Forca e vazhdueshme qe te shtyn per te ecur para eshte Qellimi qe ti i ke vendosur vetes per te arritur ne nje destinacion te caktuar. Ky qellim te ndihmon te ngrihesh e ringrihesh sa here rrezohesh. Nese njeriu nuk do kishte nje synim per te arritur atehere cdo nisme do e linte pergjysme. Kjo per shume arsye; mundet te te dalin qejfit shpejt, nga zhgenjimet qe mund te perballesh, nga koha e paket ne dispozicion, nga veshtiresite gjate rruges, lodhja e paperballueshme.
Ndoshta kohen e tij do e mbushnin shume aktivitete te tjera te cilat mund te jene atraktive ne dukje por jo aq produktive.
Ne kete pike, nje besimtar ka nje avantazh te madh. Qellimi i tij nuk matet vetem me produktin final ne toke, por matet edhe me perpjekjen e vazhdueshme qe ben per te arritur objektivin.Madje madje vetem me kete te fundit. Kur synimi dhe puna e vazhdueshme kane lidhje me besimin dhe shpalljen Hyjnore ato marrin komplet nje kuptim tjeter.
Per shembull, shume njerez flasin disa gjuhe te huaja. Deri "dje" mendoja se gjuhet e huaja ishin nje pasuri per te kuptuar me shume rreth 1 kulture, tradite, komunikimi. Fundja eshte zotesi te kesh ne resume (CV) 3-5-7 gjuhe. Por me teper se kaq ne fakt, njohja e gjuheve te ndryshme eshte nje trashegimi Adamike. Te gjitha gjuhet jane te lindura nga gjuha qe Allahu i mesoi Ademit (a.s). Pra, tashme mesimi i gjuheve te ndryshme merr nje tjeter dimension. Tallja apo mosrespekti me gjuhen e nje shteti tjeter behet po ashtu i papranueshem.
Nje profesionist i ri, si inxhinjer, programues, arkitekt e me radhe, pasi perfundon studimet mund te deshiroje te ndertoje sipermarrjen e tij, te ngreje nje aktivitet i cili do mund ti sillte me shume te ardhura, pavaresi ne pune (pa 1 drejtor mbi koke), fleksibilitet ne orare dhe sigurisht nje Emer (prestigj). E gjithe kjo kerkon perkushtim dhe energji e cila rrotullohet rreth boshtit te individit. Por, cfare dimensioni madheshtor do merrte 1 projekt (studio/firme/klinike/biznes) i caktuar, nese ngritja e asaj sipermarrje do kishte si qellim: kontributin me te mire per njerezit, rritje biznesi qe te mund te ndihmosh te tjeret duke i punesuar. Ta lusesh Zotin te te perdore ty per ti lehtesuar situaten e njerezve te tjere. Tashme cdo nisme, profesion, perpjekje, edukimi i femijeve, shoqerise, ndihma qe ofron rreth vetes, fryma qe merr e jep ne nje ambjent te caktuar merr vlera dhe qellime fisnike. Kontribut qe asesi nuk shkon ne humbje.
Tashme, perpjekja yte ka tjeter synim, drejt nje drejteze qe perfundon ne 1 pike. Tashme ke nje MISION!
Nuk ecen me ne drejtim horizontal ne toke, por ngrihet vertikal. Kerkon begatine e Tokes dhe te Qiellit, te mirat e kesaj jete dhe te Ahiretit.
E nese do me pyesnin se cila eshte shtysa jote e jetes padyshim ka vec nje emer: Besimi ne Ate i Cili e ben te Pamunduren, te lehte, te prekshme, TE MUNDUR.
Kush vendos Allahun mbi cdo gje, nuk mbetet kurre ne fund.
p.s.Fotoja simbolizon pastertine feminore, po ashtu dhe vete jeten. Anija mund te lekundet nga rrjedha e ujit, por e rendesishme eshte arritja ne breg duke mos lejuar te mbushet me uje.#thoughtsoftheday #postEid


Comments