Buqete vargjesh nga libri "Pikture e Shkronjezuar"


 

Asgjë dhe gjithçka

 

Unë jam asgjëja në gjithësi,
gjithçkaja brenda asgjësë.
E padukshme në miliona galaksi
Një grimcë oazi
në thatësirë shkretëtire.
Një pike uji 
në pafundësi oqeanike.
Një frymëmarrje 
nën shtatë qiejt.
Unë jam një psherëtimë e mekur
në mijëra kore tingujsh.
Një përrallë e harruar
nëpër pluhurin e kohës.
Një pranverë,
si stuhi e jetës.
Një buzëqeshje shpërfillëse 
Një lot i lehtë,
Unë,
jam një shpirt i lirë
që vrapon drejt Absolutit.
Unë jam një shpirt,
me një fillim e fund.
Me një zemër të vogël,
të vockël shumë. 
E në të, 
gjendet e tërë bota 
e ç
’ka ka në të.


Unë Jam Femër

 


Femër,

Krijim mahnitës i Zotit.
Vazhdimësi e universit.
Bukuri e heshtur
në një fytyrë të brishtë.
Shpërthim ndjenjash
nëpër hapësirat e pafundta.
Puhizë e lehtë pranvere,
që përkëdhel  qetë valët e detit.
Spektër shumëngjyrësh
E çmendur si dallgët e forta.
E turbullt si mjegull e dendur.
dhe e qartë si kristali.
Oaz shkretëtire.
Muze frymëzimi
Drithëruese.
Dorë përkëdhelëse.
Zemër që ngroh botën.
Ajo buzëdridhura,
me buzëqeshje të sinqerta.
Dhe lot të fshehura.
Ajo
Shoqja,
Motra,
Mikja,
Bashkëshortja,
Nëna,
Që mban gjallë jetën!

 

Tirana ime, Zemra të dërgon të fala!

Eci vetëm sot, 
Rrugëve plot kalimtar
Gjithçka duket kaq bosh, 
Sikur të mos kisha shkelur
kurrë më parë.
Këmbët e mia ecin drejt,
Pa kthesa, pa adresë…
Zemrën e ndjej të lënë peng
Larg, shumë larg
Tek ai qytet…
Nëse ndjenja do kish krahë,
Si dallëndyshe do migronte çdo natë
Do ulej mbi dritat e qytetit,
Mbi trotuaret plot pluhur
Do ngjitej përmbi mallet dimërore
Mbi relieve do shtrihej
Diellin e mëngjesit të shihte
Do gërvishte mbi gurët e harruar,
Të fala do i dërgonte çdo zemre
Natën e mirë do i thosh
çdo kalimtari 
që ashtu si unë, 
i djeg malli, 
Mall toke, 
ajri, 
qielli…
Kujtimesh,
të njohurish.
Por zemra s’di të flasë, 
Të gërthasë çjerrjen e mallit,
Ajo di veç të shpresojë,
Për të ardhmen më të mirë….
Të atij qyteti…
Tirana ime,
Zemra të dërgon të fala!

 

Fundvit

 

Sonte luhet koncerti "Nata"
nën dirigjimin e dritave të qytetit ndezur.
Notat e pentagramit karshi njëra-tjetrës
mbajnë peng mijëra ëndrra të zgjuara.
Gjumi kërcen nëpër qerpikë të paqtë.
Perdet mbyllen ngadalë me shikimin
zgjatur nëpër fund rrugën e largët.
Llambushkat e vogla varur vetmuar
zbusin terrin e rrugicës së ngushtë. 
Heshtja thyhet nga kërcitja e lapsave në qiell
që shënojnë lutjet e zemrave të zgjuara.
Shtrëngoj fort biletën në duart akull të djersitura,
duke shpresuar që numri i karriges sime
të jetë në rreshtin e parë!

 

.

Tingujt e Kohes

                       

Tashmë kam mësuar si të notoj
në oqeanin e durimit.
Në breg të tij më presin mijëra kujtime. 
Tek unë jeton shiu i ëmbël i verës. 
Buza e qeshur e një shikimi,
Numërimi i ditëve larg
të përqafimeve plot mall.
Zilet e mesazheve dhe thirrjeve
të nënës sa binte fija e dritës së re.
Lotët e takimit dhe ndarjes
nëpër hapat e zhurmave të ikjes dhe ardhjes.
Të gjitha frikërat që u mposhtën nga forca.
Kam mësuar si të dëgjoj heshtjen.
Ajo ka kaq shumë për të treguar.




Treni i jetës

 

Unë i kam aq ditë jetë
sa edhe hapa hedhur.
Kam filluar të mas moshën 
me hijet e ulje-ngritjeve të avionit.
Me miljet e fituara çdo rrugicë të shkelur
Me rrezet e diellit humbur mbi det
e me aurorat në një natë të mjegullt.
Zemra ime është në udhëtim
Po përshkron rrugën e jet
ë
për të disatën herë.
Ndonjëherë kam humbur busullën 
por asnjëherë vetveten.
Po eci në udhë shumëdrejtimëshe
Drejtëza që thyejnë ligjin e matematikës
Paralele që takohen në një pikë
N
ë lutjen për t’u takuar në tjetrën Botë.

 

Portat e kujtimeve

 

Sot m’u hapën portat e kujtimeve 
m’u përballë syve të zemrës
Frymoj përmallje në çdo hap që hedh,
çdo tokë që shkel.
Të tashmen e jetoj me tik-taket e së shkuarës
Mes lutjesh për më të mirën e së ardhmes.
E kuptuake se nuk i përket më vetëm një vendi

kur mendon në një gjuhë, 
merr frymë me një të dytë

dhe flet një të tretë.
Jetoj
çdo ditë përmes rrokjesh

dhe germash mbetur peng.
Fjalë të lëna përgjysmë

për t’i plotësuar në një tjetër takim.
Thomëni një fjalë të ma lehtësojë përlotjen,
e për një çast të rrethohem nga gjith
çka dua.

 

 

Stinë

 

E bardha u tret,
mimozat trokasin sërish.
Degëza e mollës çel sythin 
për petalen e lules së bardhë.
Dallëndyshja prek folezën e ballkonit
si foshnja prehrin e nënës.
Vesa e mëngjesit njom fushëzat
që vishen nga qeshjet fëminore.
Stina u ngroh!
Erdhi ngadalë duke ndryshuar çdo gjë,
veç zemrës.
Blerimi dhe gumëzhimi i natyrës
nuk e shkriu dot ftohtësinë.
Jashtë Pranverë,
Brenda Antarktidë!

Vjeshtë në Tophane


Sot,
Era më shoqëroi në çdo hap timin.
Gjethet
derdheshin ujëvare mbi supet e kalimtarëve
veshur palltosh mbërthyer.
Shtronin në ngjyrë të artë çdo trotuar
të këmbësorëve që shkelnin nxitimthi.
Lehtas u ulën në çdo stol 
për të kompozuar këngën e stinës.
Puhiza e erës mbërthyer rreth beli
shoq
ëronte hapat e lirë.
Kjo vjeshtë për dikë mund të ishte ndarje,
trishtim dhe zemërim.
Por,
Ajo ka dhe premtime.
Së bashku,
do shohim gjethet të bien një nga një,
Mbërthyer duarsh gjithmonë 
do presim të rilindin në tjetrën stinë.

 


Bosfor

Krahët e pulëbardhave fluturojnë
nëpër tinguj qielli pa re.
Fryma lundron mbi qetësi bluje,
e bëhet njësh nëpër hapërime zemre
Flladi i erës pushpurit valët lehtas.
Shpirti ngrohet nga fija e diellit
që çan përmes lindje-perëndimin.
Bosfor,
Çdokush mbetet i ndarë!
Gjysma e zemrës rreh në qytetin plot jetë.
Gjysma tjetër në kujtime të lëna peng.




Baladë


Unë dhe Ti,
Kandil ndriçues në netët e errëta,
në mendimet mjegulluese,
në pasiguritë dhe frikërat.
Rreze dielli,
në vështirësitë dhe trishtimet.
Unë dhe ti,
Mur mbrojtës
për njëri-tjetrin,
për të përballuar çdo sfidë.
Ilaç që kurojmë çdo plagë e lëndim.
Unë dhe ti,
më e bukura ndjenjë,
Të kapur duarsh
ngjisim shkallët nëpër notat e jetës.
Unë dhe ti
me një ëndërr të përbashkët,
Të jemi bashkë
në të dyja Botët!

 


Unë Jam E Lirë

 

Emri im është Njeri
Lindur e banuese në Planetin tokë.
Unë jam si ju
si ti që më lexon,
dëgjon e shikon.
Jam pjesë e vdekshmërisë,
as e çuditshme, as forcë pushtuese,
E as e huaj.
Jemi të gjithë qenie njerëzore,
Por, me pamje të ndryshme.
Shpesh
Rrëzohem, qaj
Pastaj ngrihem e qesh.
Ashtu si edhe ti.
Ndaj, hape zemrën
e lejo pastërtinë e shpirtit
të depërtojë përtej të dukshmes.
Përtej rrobave e flokëve.
Përtej formave dhe manteleve.
Më dëgjo!
Teksa të flas të vërtetën me zërin ulur.
Më vlerëso për atë ç’ka unë jam.
Shiko bukurinë
e fshehur nën drojën time.
Modestinë
kur eci në rrugë me shikimin ulur,
Grimin
në ngjyrat e respektit dhe krenarisë,
Forcën
kur luftoj nëpër sfidat e jetës
për të ndjekur ëndrrat e mia.
Zemrën e cila flet veç në një gjuhë:
besim-dashuri-paqe.
Buzëqeshjen e stampuar në fytyrë.
Ajo, nuk është e shtirur.
Shiko lirinë time.
Po...  E lirë!
E ç’do të thotë të jesh e lirë?
Të lirosh vetveten nga prangat e burgut të çdokujt.
Të jetosh nëpër pranverën e shpirtit.
Harmonia të të pushtojë botën.
Të frymosh jetën ashtu siç ti dëshiron.
Të njohësh vetveten!
Të gjesh Zotin,
Shpëtuesin e çdo të humburi.
Unë jam e lirë!




Zëri i heshtjes
Lejo heshtjen të flasë!
Mungesa të lajmërojë mospraninë.
Frymo dallgët e dashurisë
nëpër shpirtra pa zhurmë.
Pëshpërit në përqafime
zemrash të
çiltërta,
Depërto në vetveten
me të cilën ke kohë që je bërë e huaj.
Njih gjurmët e thella të paqes,
E nga rrënjët e fshehura nën dhe’
të shpërthejnë degë plot fryte.
Shkëlqe,
si yjet që vetëtijnë në
mes të errësirës me re.
Luaj melodinë e zemrës,
nën tingujt e Heshtjes!



"Pikture e Shkronjezuar"- Brunilda Basha

Comments