E vetmja gjë
e re në botë është historia që nuk e njeh. (H.S. Truman)
Pa dyshim arti ka qenë dhe vazhdon të jetë një pjesë domethënëse e civilizimit njerëzor.
Cdo kulturë dhe vend është e pamundur të mos ketë prezencën e artit, në cfarëdo
forme të mundshme. Shoqëria nuk ka egzistuar pa shprehur mënyrën e jetësës së
njërëzve nëpërmjet anës artistike.
Aleksander Nehamas thotë: "Nga gjërat që mund të pohojmë me siguri,
është se askush nuk është kompetent të thotë se ku fillon arti, aq më tëpër
ku mbaron ai".
Krahas pikturës, muzikës
dhe arkitekturës, mozaikët kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e
perandorive më të mëdha në histori. Mozaiku është një formë arti dekorativ për të
prodhuar imazhe zbukuruese mbi një sipërfaqe (dysheme, mur, tavan, et.) që
realizohet nga kombinimi i ndryshëm përbërës të vegjël elementesh si copëza
guri, xhami ose qeramike, të cilat ngjiten afër njëra-tjetrës. Mozaiku është një
art i cili kërkon shumë kohë dhe punë dhe shpesh është shumë e kushtueshme.
Por, nga ana tjetër është shumë më i qëndrueshëm në kohë sesa piktura,duke
lejuar kështu dhe realizimin e efekteve
të dritës që janë të pamundura me media të tjera. Disa punime të suksheshme të
mozaikëve ndër shekuj ruhet dhe ekspozohet në disa muze, ndër ta “Great Palace
Mosaic Museum” (Stamboll, Turqi) dhe "Mus´ee du Bardo" (Tunis,
Tunizi)
Mozaikët më të hershëm u aplikuan
në veshjen e dyshemeve ose trotuareve, herë pas here edhe muret. Më vonë,
tavanet gjithashtu u dekoruan. Fillimisht, mozaikët u përdorën rreptësisht në
një kontekst arkitektonik. Më vonë, krijimi I mozaikëve të lëvizhme apo
portretet u zhvilluan , si ikonat nga epoka e vonë e Bizantit. Mozaikët e parë
që ne dimë ndodhen në Lindjen e Mesme. Kolonat e tempullit në Babiloninë së
lashtë (Iraku i ditëve të sotme) kishin mijëra kone balte të vogla të shtypura
në suva të lagësht në modele dekorative dhe gjeometrike.
Këto datojnë mijëra vjet
më parë. Nga këto fillime modeste, mozaiku u zhvillua në një formë të rëndësishme
arti. Ishin grekët, në katër shekujt
para Krishtit, ata që e ngritën teknikën e guralecave në një formë arti, me
modele të sakta gjeometrike dhe skena të hollësishme të njerëzve dhe kafshëve.
Deri në vitin 200 para
Krishtit, pjesët e prodhuara posaçërisht "tessera" përdoreshin për
t'i dhënë detaje shtesë dhe gamë më të gjerë ngjyrave të veprës. Përdorimi i
tesserave të vogla, ndonjëherë vetëm disa milimetra në madhësi, nënkuptonte që
mozaikët mund të imitonin pikturat. Shumë nga mozaikët e ruajtur për shembull, në
Pompei ishin vepër e artistëve Grekë. Zgjerimi i Perandorisë Romake e çoi
mozaikun edhe më tej. Romakët përdorën tesserae prej qelqi me ngjyra të
ndritshme, tulla të prera, tjegull dhe qeramikë. Këto materiale shtesë siguruan
mozaikë me ngjyra të tjera si blu, jeshile, e zezë, e kuqe dhe e verdhë,
shumica e të cilave nuk mund të gjendeshin në gur natyror. Duke përdorur një
teknologji më të përparuar, Romakët gjithashtu i bënë tesserae më uniforme në
madhësi dhe formë për një aplikim më të lehtë. Kjo lejonte detaje dhe realizëm
edhe më të madh.Kryesisht, subjekti romak ishin skena që festonin perënditë e
tyre, motive residenciale dhe modele gjeometrike.
Me ngritjen e Perandorisë
Bizantine që nga shekulli V e tutje, me qendër Bizantin, forma e artit mori karakteristika të reja.
Këto përfshijnë ndikime Lindore në stil dhe përdorimin e “tesserave” të veçantë
qelqi të quajtur "smalti" . Ndërsa në mozaikët romakë ishin përdorur
më së shumti për dyshemetë, Bizantinët e aplikuan në veshjen e mureve dhe
tavaneve. Smalti ishte i ngjitur, duke lejuar dritën të reflektohej dhe refraktohej
brenda qelqit. Gjithashtu, vendoseshin në kënde të vogla në mur, në mënyrë që
të kapnin dritën në drejtime të ndryshme.
Imazhet romake u përvetësuan
në temat tipike të krishtera të mozaikëve bizantinë, megjithëse disa vepra janë
dekorative dhe disa të tjera përfshijnë portrete të Perandorëve dhe
Perandorive.
Mozaikët më të arrira
byzantine ishin kryesisht arti biblik i krijuar për kishat në Kostandinopojë,
siç është Sofia Hagia, por dhe për ndërtesat në të gjithë Perandorinë
Bizantine.
Në shekullin e 8-të
artistët musliman dilluan të përfshijnë mozaikun në dekorimin e xhamive. Më
vone, Moor-ët esollën artin e mozaikut Islam në Gadishullin Iberik, në perëndim
të Evropës. Në dallim nga përfaqësimet e figurative në artin bizantin, motivet
islamike janë kryesisht figura abstrake dhe gjeometrike . Shembuj mahnitës mund
të shihen në Xhaminë e Madhe në Kordoba, në Spanjë, Pallatin Alhambra dhe Meknes në Marok. Materialet
e mozaikëve varionin prej guri, qelqi
dhe qeramika.
Në disa raste mozaiku krijohej në reliev tre dimensional, vendosur në një model gjeometrik abstrakt dhe dekoruar me një ngjyrë të vetme. Arti I mozaikut ishte present në ndërtesa, pallate, në tapiceri, në sende si vazo, pjatanca.Në disa dizajno mund të përfshihen dhe influence të qeramikës kineze.
Në pjesën tjetër të Evropës, mozaiku pati një
rënie gjatë kohës së mesjerës, megjithëse disa modele tjegullash në kisha përdornin
akoma efekte mozaiku.
Në shek 19te pati një
ringjallje të interesit, veçanërisht në stilin Bizantin, me ndërtesa të tilla
si Katedralja Ëestminster në Londër dhe Sacre-Cœur në Paris. Lëvizja "Art
Nouveau" gjithashtu përqafoi artin e mozaikut. Në Barcelonë, Antoni Gaudi punoi me Josep Maria Jujol për të prodhuar
mozaikë qeramike të Parkut Guell në dy dekadat e para të shekullit të 20-të.
Arti i mozaikut ka qenë I pranishëm dhe në territoret
Shiptare. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar
pasuri të madhe mozaikësh në disa qytete si
Shkodër, Durrës, Apoloni, Sarandë, Butrint etj. Mozaiku më i hershëm dhe
më I shquar është Bukuroshja e Durrësit, e cila daton në shek. IV para Krishtit.
Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie
dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu" të
qytetit. Mozaiku ka formë eliptike me diametrin e madh 5.1
metra dhe zë një sipërfaqe afro 9 metër katrorë. Si figurë qendrore ka kokën e një gruaje, të cilën e
rrethojnë bisqe të mëdhenj me dredhëza, rrotëza, lule zambaku e lule kambane,
që mbushin njëkohësisht të gjithë sipërfaqen e mozaikut. Mozaiku është
mbiquajtur “Bukuroshja e Durrësit",
një emër metaforik në nderim të grave të qytetit të lashtë, por edhe të
mjeshtreve ilirë që e krijuan atë. Teknika e përdorur për krijimin e mozaikut
është me gurë zalli natyrorë me ngjyra të ndryshme të ngjitura me njëra tjetrën
me mjeshtëri shumë të madhe.
Mozaikët e kanë zanafillën në shtrimin e dyshemeve me gurë të
bardhë e të zinj dhe në shek. III vijojnë me dyshemetë polikrome, të pasura me
figura floreale e gjeometrike. Në këtë kohë hasim mozaikë me temë nga
mitologjia. Në Apoloni është zbuluar një mozaik me skena nga lufta e amazonave.
Shumica
e mozaikëve të zbuluar në vendin tonë tregojnë se kanë qenë dysheme kishash,
paraklisesh të krishtera ose dysheme pagëzimoresh. Në shekujt e parë të krishterimit vërejmë se
nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej mermeri, balte të pjekur e
qelqi. Arti i mozaikut në Shqipëri arriti kulmin e tij gjatë viteve të sundimit
të perandorit Justinian, në shek. V-VI. Disa nga mozaiket më të shquar mund të
përmendim; bazilika e Tepesë në
Elbasan, mozaiku i Shën Joanit në Tiranë, mozaiku pranë trapezerisë së
manastirit të Shën Mërisë në Apoloni, mozaiku i Antigonesë në Gjirokastër,
mozaiku i Linit në Pogradec.
Mozaiku, kjo formë
elegante e artit është vërtetuar të jetë e gjithanshme dhe e qëndrueshme duke
mbijetuar për mijëra vjet. Për shkak të eleganës dhe shkëlqimit që shpërfaq ai
aplikohet edhe sot në ndërtesa të ndryshme si edhe në forma moderne.
Brunilda
Basha
x
Comments
Post a Comment