Kronikani turk, Evlija Çelebi qytetin e Beratit e quan: “Qyteti i një mijë syve”.
“Pas një ore, mbërritëm në qytetin e bukur të vendosur përgjatë një lugine, në Belgradin shqiptar (Berati). Fortesa e Beratit është ndërtuar në formën e një shandani në majën e një kodre të pjerrët dhe të zhveshur që shtrihet në drejtimin veri-jug. Ajo duket e fuqishme dhe madhështore. Në Berat tregjet dhe pazaret janë të mbuluar. Janë tregje të mrekullueshëm me dyqane të vendosur në radhë dhe shumë komodë, duke përfshirë atë të opingarëve, të këpucarëve e të prodhuesve të artikujve prej lëkure. Është vendi ku njerëzit takohen me njëri–tjetrin. Këtu, nëpër tezga të vendosura nën hijen e pemëve të ndryshme, gjen nga të gjitha llojet e prodhimeve artizanale. Në mes të këtij pazari ndodhet një shesh i madh me një kullë sahati të lartë. Ajo bie 12 herë në ditë. Të gjitha shtëpitë e mëdha të qytetit i kanë dritaret e tyre me pamje nga lumi.”
Për urën që kalon përmes lumit ai thotë: “…ura e Beratit ka 9 harqe! Zoti e ruajt atë!”
- Elbasani
Sipas
R. Elsie, përshkrimi i Elbasanit nga Evlija Çelebiu ka qenë pa dyshim pika më
kulminante e udhëpërshkrimit të tij për Shqipërinë duke e quajtur atë:
Elbasani-Nusja e Rumelisë. Celebi e përshkruan
në një mënyrë përrallore qytetin e Elbasanit:
“Sarajet e begata e plot dritë jashtë mureve
të kalasë janë të hijeshuara me pjergulla të bukura, me kopshte si ato të
parajsës, me lulishte, me çardakë e kënde kuvendimi. Janë me dy a tri kate,
prej guri e me çati me tjegulla. Secila syresh ka çesëm me ujë të kulluar të
rrjedhshëm dhe hauz e shatërvan që spërkat ujin nga sylynjarët. Janë banesa të
rehatshme, si ato të kopshteve të parajsës. Në qytetin jashtë mureve të kalasë
vetëm majat e minareve të xhamive janë të mbuluara prej plumbi; të gjitha
ndërtesat e tjera kanë çati me tjegulla të kuqe.”
Për bujarinë e Elbasanit thotë: “Kam
dyzet vjet që udhëtoj, por kurrë nuk kam hasur një dashamirësi si kjo, me
përjashtim të Hizir Agait, komandantit të jeniçerëve në Tripolin sirian, dhe të
qytetit të Elbasanit.”
- Shkodra
Celebi
e gjeti Shkodrën si një qytet të begatë, Ai shprehet se: “Dora e Krijuesit te PLotfuqishëm ka krijuar një nga peizashet më të
bukura në botë.”
Qyteti
ishtë qytet-kala. I rrethuar nga muret e kalasë e cila ndodhet në majë të një
shkëmbi të lartë dhe të pjerrët. Brenda kalasë kishte një numër të vogël shtëpish
dhe një Xhami që rrëzëllon. Xhamia e Sultan Mehmetit e ndërtuar në stilt në
vjetër. Qyteti jashtë mureve të kalasë përbëhet nga 1.800 shtëpi prej guri një
dhe dy katëshe të rrethuara nga vreshta dhe kopshte. Banorët janë të gjithë
myslimanë. Ka 15 lagje, nga të cilat më të njohurat janë: lagja Bayazid Khan,
lagja Ali Bey, lagja Hüsein Bej, lagja Iskele-basi , lagja e Myftiut, lagja
Kara Hasan dhe lagja në fund të pazarit. Jashtë mureve të kalasë ai numëron 11
xhami dhe 70 musalate ku falet namazi, 6 medrese, 6 teqe. Përmend se ka shkolla
filloreje, bujtina por nuk jep një numër të saktë të tyre.
- Gjirokastra
Pas
një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, Evlija Celebi erdhi në
qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri. Në lidhje me qytetin e vjetër ai
shkruan:
“Qyteti jashtë kalasë është i ngritur mbi
tetë kodrina e lugina përqark kalasë, me shtëpi shumëkatshe prej guri, të
gjitha me çati me rrasa dhe me vreshta e kopshtije. Secila nga këto shtëpi të
ndërtuara për bukuri ka kullë. Avllitë e oborreve të këtyre shtëpive janë me
një lloj gur graniti të bardhë, të latuar prej mjeshtrish gurgdhendës, si të ishin
tulla Ankaraje nga një brum i vetëm. Avllia të tilla kanë si shtëpitë e të
pasurve, ashtu edhe ato të të varfërve. Gurë të tillë të prerë me kënde të drejtë
nuk gjen gjetiu mbi dhé, përveçse në qytetet Tire e Manisa të Anadollit.
Janë 8 mëhalla… me 2.000 shtëpi me çati
me rrasa, mes të cilave më e madhja është saraji i ri e madhështor i Memo
Pashës, e pastaj vijnë saraji i të birit Osman Bej, ai i allajbeut, si dhe ai i
Zaim Bekos. Ka edhe shumë të tjera si këto.”
Comments
Post a Comment