Ark. Brunilda Basha
Pa dyshim, Arkitektura është identiteti solemn
i popujve dhe qytetërimeve. Arkitektura është një strukturë unike apo dalluese
që bëhet pike referimi për një mjedis, monument që simbolizon identitetin,
formën dhe tingullin e një shoqërie të caktuar, momunemt që ne mënyrë kolektive
përfaqëson imazhin që një shoqëri mbart.
Shumë është shkruar dhe thënë rreth kuptimit
të arkitekturës islame. Megjithatë, studiuesit gjithmonë kanë patur mendime të
ndryshme në aktgjykimet e tyre nëse ka një arkitekturë që mund të quhet
"islamike" apo jo, e në qoftë se ka, cili është kuptimi i saj dhe
cilat janë karakteristikat kryesore? Për shumë njerëz, Islami si një fe është
parë e parëndësishme për arkitekturën, dhe kjo e fundit si një nga nevojat më
të mëdha të jetës është parë shumë e sofistikuar dhe aktuale që të ketë nevojë
për një fe si një pikë referimi. Përgjigja është se arkitektura islame ekziston
jo vetëm si koncept por edhe si ndjesi reale. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë; Nuk ka asnjë segment të ekzistencës që
Islami e ka lënë pas dore. Praktikimi i Islamit në mënyrë të pashmangshme e të
padiskutueshme do të thotë krijimin e një kulture dhe qytetërimi
gjithëpërfshirës që mbart parimet e vlerave dhe mësimeve Islame. Subjekti i
arkitekturës nuk është përjashtim në këtë parim. Besimi islami formon mënyrën
se si muslimanët mendojnë dhe ndërtojnë.
Siç është e njohur gjerësisht, Arkitektura
Islame është e famshme për iëanet e saj, kupolat, minaret, kaligrafinë dhe
elemente të tjera të dizajnit të një ndërtesë. Kjo është ajo cfarë njihet nga
të gjithë , që në realitet e kufizon në mënyrë absolute madhështinë dhe
universalitetin e saj.
Arkitektura Islame është arkitektura dhe
funksionet e të cilit, në një masë më të vogël; forma, është e frymëzuar
kryesisht nga Islami. Arkitektura Islame është një kornizë për zbatimin e
Islamit. Ajo lehtëson, nxit dhe stimulon “ibadetin”(adhurimin) aktivitetet e
muslimanëve në çdo moment të jetës së tyre tokësore. Arkitektura Islame vjen në
ekzistencë nën patronazhin e perceptimeve Islame; të
Perëndisë, njeriut, natyrës, jetës, vdekjes dhe Ahiretit. Në këtë mënyre, kjo
arkitekture është një materializim fizik i mesazhit Islam. Ajo gjithashtu
përfaqëson identitetin e kulturës dhe civilizimit Islam.
Themelet e kësaj arkitekture natyrisht janë
Kur'ani dhe Sunneti i Profetit Muhammed (a.s). Lidhur me fushën e arkitekturës,
roli i Kur'anit dhe Sunneti të Profetit është të sigurojë muslimanët me
botëkuptimin për jetën, në përgjithësi, dhe për ato çështje që lidhen me
arkitekturën, në veçanti. Nëpërmjet një botkuptimi hyjnor dhe mbi parimet e
udhëzimet e përgjithshme, muslimanët janë të ftuar për të ngritur teori
arkitektonike, sisteme dhe stile që janë në përputhje me bindjet e tyre fetare
dhe kërkesat e epokave të tyre të ndryshme; rajoneve gjeografike, kulturave dhe
nevojave të tjera praktike. Arkitektura Islame është një simbiozë mes
qëndrueshmërisë; e cila është e përfaqësuar nga tendencat e vazhdueshme të
pandara të natyrës esenciale të njeriut , udhëzimeve qiellore dhe rregullave të
destinuara për të, dhe paqëndrueshmërisë; e cila është e nevojshme dhe e
kontrolluar nga koha dhe faktorë të hapësirës. Është kjo e fundit që ndryshon,
ndërsa e para është e vazhdueshme dhe mbetet e palëkundur. Për shkak të kësaj
simbioze, arkitektura islame ishte në gjendje të zhvillohej suksesshëm mbi
kontekste gjeografike dhe kulturore të ndryshme.
Arkitektura Islame nuk pranon simbolikë,
ngurtësi apo formalizim letrar, sidomos kur lidhet me fushën strukturore. Çfarë
e bën një arkitekturë Islame janë disa aspekte të padukshme të objekteve, të
cilat mund ose nuk mund të përkthehen plotësisht në planin fizik të mjedisit
arkitekturor. Substanca e arkitekturës islame është gjithmonë e njëjtë, për
shkak të përhershmerisë të filozofisë dhe vlerave kozmike të saj. Ajo që
ndryshon janë mënyrat dhe mjetet me të cilat njerëzit zhvillojnë dhe vënë në
veprim filozofi të tilla. Për shembull, xhamitë që Profeti Muhammed (a.s)
ndërtoi gjatë kohës së tij kanë mbartur të njëjtin kuptim si xhamitë e
ndërtuara historikisht dhe që ndërtohen sot, pavarësisht nga dallimet e mëdha
në formë. Në këtë mënyrë Arkitektura Islame nxit unitetin në diversitet, që
është; uniteti i mesazhit dhe qëllimit, si dhe shumëllojshmëri; e stileve,
metodave dhe zgjidhjeve. Sigurisht, kjo e bën Arkitekturën Islame sa relevante
dhe dinamike, aq të qëndrueshme dhe të adaptueshme.
Arkitektura Islame është manifestim I vetë
islamit, duke qenë në harmoni me njerëzit, mjedisin e tyre dhe për më tepër me
Krijuesin. Arkitektura islame, Islami dhe muslimanët janë të pandashëm. Për
shkak të gjithë kësaj, Alfred Frazer, thotë për natyrën themelore të
Arkitekturës Islame: "Arkitektura Islame është pasqyrimi i e një feje dhe
pasqyrimi I vizionit të saj rreth botës dhe jo një përfaqësim i një populli,
politike ose sistemi ekonomik të caktuar. "
Afif Bahnassi mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe
Arkitekturës Islame dhe në çfarë mase ndikon e para mbi te fundit, shkruan:
" Besimi Islam modeloi dhe formuloi arkitekturën islame si në anën
artistike ashtu edhe teknike, duke I dhënë një personalitet që e ka
karakterizuar atë gjatë gjithë kohërave. Megjithatë, traditat e ndryshme,
gjuhët, dhe kulturat e popujve të cilët u konvertuan në Islam në mbarë botën,
nga Kina në lindje të Atlantikut, në perëndim, i dhanë shumëllojshmëri aspektit
arkitekturor, në të njëjtën kohë dukë I qendruar besnik konceptit dhe parimit
të funksionalitetit. Grekët dhe romakët, për shembull, kishin një stil standard
për të gjitha llojet e ndërtesave, ndërsa Arkitektura Islame gjithmonë u përpoq
për të bërë formën e ndërtimit të arsyeshme sipas funksionit të saj. Prandaj
arkitektura e xhamisë është e ndryshme nga ajo e shkollës, e varrezave, e
spitaleve, ose e shtëpive, si dhe është shumë e vështirë të gabosh në
funksionin e një objekti nga forma e saj arkitektonike. Përkundrazi, vlera e
një ndërtese është në proporcional me kapacitetin e saj për të përmbushur
funksionin e saj fillestar.”
Në mbyllje mund të pohohet se për sa kohë që arkitektura
është e udhëzuar nga dy burime; mësimet
e Kur'anit dhe Sunnetit të Profetit Muhammed (a.s), atëherë ajo mund të quhet Arkitektura Islame.
- Brunilda Basha
Comments
Post a Comment