Ark. Brunilda Basha
Ditët e sotme, qasja në natyrë dhe
relaksimi në hapësirat e gjelbra po bëhet akoma më e vështirë duke marrë
parasysh ngarkesat e jetës bashkëkohore. Por inkorporimi i bimëve në ambiente
të mbyllura mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të qenë në kontakt me
natyrën dhe për të krijuar një ambient të qetë.
Nga perspektiva fetare, Islami i kushton një rëndësi të madhe natyrës, e
cila shihet si reflektim i krijimit të Allahut dhe urtësisë së Tij të plotë. Ne
jemi të inkurajuar të meditojmë dhe vëzhgojmë botën natyrore, si dhe të
kërkojmë shenja të plotfuqisë dhe ekzistencës së Allahut në të. Nisur nga kjo,
rritja e bimëve në ambiente të mbyllura jo vetëm që përmirëson cilësinë e ajrit,
krijon një atmosferë më të rehatshme dhe të shëndetshme, por, gjithashtu mund
të shërbejë edhe si një kujtesë për bukurinë dhe llojllojshmërinë e krijimit të Allahut.
Përfitimet e gjelbërimit në
hapësira të brendshme:
·
Bimët
funksionojnë si filtrues natyral të ajrit, largojnë ndotësit e rrezikshëm dhe
sjellin oksigjen të pastër.
·
Bimët
ndihmojnë në zvogëlimin e stresit. Studimet tregojnë se prania e bimësisë
ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të stresit dhe ankthit, duke krijuar një
atmosferë qetësie dhe mirëqenieje.
·
Bimët
japin një prekje të natyrshme elegante dhe i japin bukuri ambienteve të
brendshme, duke ndikuar pozitivisht edhe në humorin tonë.
·
Rritja
e bimëve në ambientet e punës ose shtëpisë ka treguar se rrit produktivitetin
dhe kreativitetin e individëve.
Disa këshilla për të përfshirë
bimët në brenda ambientit tuaj:
·
Analizojeni
zonën ku planifikoni të vendosni bimët. Para se të filloni, hulumtoni mbi
ndriçimin dhe kushtet që u ofrohen në shtëpi. Pastaj, zgjidhni bimë që mund të
adaptohen dhe të mbijetojnë në këto kushte.
·
Nëse
nuk keni përvojë në mirëmbajtjen e bimëve, filloni me llojet e luleve e bimëve që
kanë nevojë për kujdes më të vogël, siç janë: gjembacët, zambakët, etj.
·
Përdorni
vazo të përshtatshme, për të harmonizuar bimësinë me dekorin e shtëpisë; për të
treguar një stil të veçantë, mund të përdorni vazo prej materialeve të ndryshme
si qeramikë, terrakota madje edhe shporta të thurura.
·
Krijoni
një kombinim me bimë të llojllojshme për të projektuar një pamje tërheqëse.
Kombinoni bimë të gjata, të mesme dhe të shkurtra dhe në këtë mënyrë ju do të
krijoni një peizazh të bukur.
·
Përdorni
hapësirën vertikale për të varur vazo me lule ose mbillni bimë kacavjerrëse.
Mund të vendosni edhe rafte në mure për të vënë aty bimët vertikalisht.
·
Bimët
mund të shërbejnë si ndarës natyralë të hapësirave të brendshme dhe të ndajnë
zona të ndryshme të shtëpisë.
·
Kujdesuni për vendndodhjen e bimëve, dritën që
marrin dhe llojin e bimësisë që do të mbillni, për të siguruar mirëqenie dhe
rritje të shëndetshme.
·
Nëse
keni rezidencë private, keni mundësinë të shfaqni aftësitë tuaja krijuese duke
ndërtuar kopshte DIY (bëje-vetë). Këto kopshte të vetë-krijuara mund t’u japin
një mundësi të shkëlqyeshme për të krijuar një ambient të bukur brenda oborrit
tuaj.
·
Nëse
kuzhina juaj ka hapësirë të mjaftueshme, ju mund të konsideroni mbjelljen e erëzave
ose perimeve të vogla. Kjo jo vetëm që do të shtojë vlerat estetike, por
gjithashtu mundëson edhe konsumimin e ushqimit të freskët.
Prezenca e bimëve në ambientet e brendshme ka një ndikim
të madh në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e stresit. Mundësia për
të krijuar një atmosferë të këndshme dhe relaksuese rreth vetes është
lehtësisht e realizueshme. Thjesht, ktheni shtëpinë tuaj në një oazë të
qetësisë dhe rehatisë, duke u rrethuar me llojllojshmërinë e bimëve që u
pëlqejnë.
Comments
Post a Comment