Ark. Brunilda Basha
Shtëpia nuk është
një vend, shtëpia është një ndjenjë, një strehë ku shpirti juaj gjen paqe. Do
të ishte e tmerrshme të jetoje në një shtëpi ku nuk gjen qetësinë e trupit,
shpirtit dhe syrit. Shtëpia është vendi I cili të mbledh rreth vetes, të afron
me familjen tënde, mban sekretet e tua, të fshehtat, gëzimet, dhe lumturimet.
Ndonjëhere të duket sikur muret flasin, sikur njohin shumë gjuhë të ndryshme
dhe ne cdo pjesëz muri, ka një histori të atij njeriu që ka jetuar dhe jeton
aty brenda. Muret te mbrojnë, të izolojnë, ndajnë hapësira, por muret po ashtu
të falin ndjenja. Muret flasin me ngjyrat, me teksturat, me carjet. Muret janë
perdorur si simbole për të shprehur fjalët e pathëna, karakteret e vështira,
kureshtjet e misteriozitetit. Muret flasin, por muret edhe maskojnë.
"A është
ajo?"
"Jo. Ky është
një mur."
"Mund të jetë
i maskuar."
"Ju nuk jeni
shumë të mirë në kërkimin e gjërave, apo jo?"
"Unë jam i mirë në kërkimin e mureve.
Shiko, gjeta një tjetër."
Derek Landy, Kingdom of the Ëicked
Trajtimi që ne vendosim t’i japim murit ndikon në subkoshiencën e mendjeve të
gjithsecilit. Shumëherë muri mund te flase te brendshmen tone, e here te tjera
na detyron ne te ndihemi si ai eshte trajtuar.
Per dike, nje mur i thjeshte, pa vijezime, pa figura, pa ngjyra do te
ishte mjaft per te kenaqur syrin e tij, per ti nxitur frymezim frymezim, per
t’i dhuruar qetësi sic dhe Robert Rauschenberg thotë: “Një kanavacë bosh është plot”.
Por muri po ashtu mund te jete pikërisht ajo kanavaca ku
ne shpalosim dhe shfrenojmë fantazinë tonë. Sepse jo për cdo kënd nje mur bosh
do të ishte ideale. Dikujt mund t’i jepte parehati, t’i krijonte diskomfort, të
bllokonte ndjesinë emocionale që një sipërfaqe tjetër më e larmishme mund të të
ngacmonte. “Është shumë mirë dhe
megjithatë kaq e tmerrshme të qëndrosh përballë një kanavacë të zbrazët” .― Paul Cezanne
Kështu përvec pikturave apo intalimeve të punimeve të
artit, apo ndoshta dhe kornizave të forografive, një tjetër trajtim I murit do
të ishte nëpërmjet letrës murale. Me letrën murale mund të udhëtojmë në hapësira
të cilat nuk mund ti prekim dot. Të vizitojmë vende që do donim ti kishim pranë,
te krijojmë ndjesitë sikur jetojmë në një realitet tjetër. Per shkak të
lehtesisë që shfaq në punim, letra e murit mund të nderrohet sipas preferencave
tona, duke i dhënë një avantazh më shumë. Në këtë mënyrë, brenda një afati
kohor ne mund të përjetojmë emocione të shumëllojshme brenda një hapësire të
vetme.
Letra murale daton qe në shekullin e 15-të në Europe, ndërsa
ne Azi akoma më herët.
Ndryshimi I letrave murale të prodhuara në Europë me ato
te Azisë ishte se në Europë ato printoheshin, ndërsa në Kinë prodhoheshin
Handmade.
Tradicionalisht letrat e murit
kanë imituar jetën e shtrenjtë, gjërat e luksit. Motivet florale, detajet,
pikturat filluan të aplikoheshin në orendi dhe mobilje, e më vonë gjerësisht
dhe në mure.
Motivet e mureve te letrës ishin te shumëllojshme, shumë ngjyrëshe,
klasike, orientale, me pikturime të zogjve dhe bimësive të ndryshme, me motive
të lakuara ose të rregullta. Me ardhjen e kohëve modern dhe dominimit të
arkitektures moderne letra e murit u pa si një trajtim fallco dhe jo me vlera të
larta, sepse në vetvete ai ishte një imitim. Për më tepër stili modern synonte
minimalizmin dhe planet e rrafshta pa dekorime mbi to.
Por, dekatave të fundit, po shohim një trend te ri. Po dëshmojme
cdo ditë rikthimin e përdorimit të letrave të murit në menyre të shpejtë dhe
massive. Ato aplikohen në ambjente të ndryshme të shtepive apo tipologjive te
tjera. Përdorim kryesor ka në hapësirat e shyëpisë, si në kuzhinë, në dhomat e
gjumit, në dhomën e ndjenjes apo në dhomën e ngrënies. Shpesh një mur I
trajtuar me letër muri kthehet në pikën me dominuese të hapësirës së përgjithshme.
Stili
dhe lloji I letres murale mund te jete i shumëllojshëm nga ai i thjeshti dhe
minimalisti, tek kontemporani, tek trajtimi i formave klasike dhe gjeometrike,
apo ndoshta një trajtim artistic sikur të ishte një vizatim me bojra uji. Jo
rrallë herë si ëallpaper mund të jetë e printuar një fotografi apo pamje reale
për ta sjellë më të gjallë eksperiencën që dëshiron përdoruesi i hapësirës të
ketë. Po ju prezantoj me disa lloje dhe stile të letrës së murti që mund t'i
gjeni të përshtatshme për t'u përdorur në zonat e shtëpisë dhe për të
përmirësuar cilësinë e jetesës.
Letra murale vintage i referohet stileve që ishin të njohura nga viti 1930 deri në vitin 1980. Stili elegant përfaqësohet nga shumë dizajne si lule, bimë, përbërës gjeometrikë etj. Me dizajnin vintage mund të ndërtoni një faqe muri fantastike dhe krijuese me lule dhe nuancat e tyre.
Nje stil tjetër i preferuar nga shumë persona është
stili industrial, minimalist dhe I ftohtë. Nëpërmjet letrës murale industrial
ju mund të sillni imitim të betonit, tullave, materialit të ashpër ne ambjentet
e brendshmë.
Mermeri po ashtu është një material që të gjithë do e donin në hapësirën
e tyre. Për arsye financiare, mund të shkohet
lehtësisht në imitim të tij nëpërmjet një letre murale cilësore. Letër-muri me modele mermeri krijon pamjen e
një zone më të madhe, mund të përdoret me çdo material, shpreh elegancë dhe—më e rëndësishmja—është e
disponueshme në një gamë të gjerë nuancash dhe dizajnesh.
Një tjetër zgjidhje mund
të jetë një mur I mbuluar me pllaka
qeramike me dizajne të ndryshme në skema ngjyrash të qeta ose të gjalla. Pavarësisht
nëse pllakat janë të mëdha apo të vogla, mbulimi i murit me to krijon një efekt
tredimensional në të gjithë hapësirën. Prandaj, letër-muri me dizajn porcelani
ose pllakash qeramike do të ishte zgjidhja më e mirë nëse dëshironi të aplikoni
një dizajn unik në kohën më të vogël dhe me një shpenzim më të vogël.
Një qasje ndryshe dhe për t'u lidhur më shumë me natyrën në shtëpinë
tuaj është një letër-muri me dizajne natyrale. Lule të vogla, lule të mëdha,
pamje të mrekullueshme, pamje tropikale që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në
mes të oqeanit, dhe tema dhe dizajne të tjera janë të gjitha të mundshme me
mbulesa natyrore të mureve. Pas një dite të gjatë në punë, mund të relaksoheni
në mabjentët e shtëpisë duke vështruar atë imazh që ju keni përzgjedhur vetë.
Comments
Post a Comment