Ark. Brunilda Basha
Ndryshimi i stinëve është koha ideale për një ndryshim në dizajnin dhe rirregullimin e hapësirave të shtëpisë. Është koha ideale për të përditësuar brendësinë e shtëpisë me një stil modern, që i përgjigjet ambientit të jashtëm natyror. Kjo nevojë për të rregulluar shtëpinë përkon me kohën kur gjethet ndryshojnë ngjyrë dhe moti bëhet më i freskët. Nëse do dëshironit t’i jepni shtëpisë tuaj një pamje më të përshtatshme për këtë stinë, si dhe të provokoni ndjesi nostalgjike, provoni të inkorporoni linjat e pastra, format organike dhe një prekje të lehtë tradicionale. Kombinimi i këtyre komponentëve do të ishte i duhur për të krijuar një linjë elegante të ambienteve të brendshme të shtëpisë suaj.
1-
Përdorni ngjyrat e duhura
Ngjyrat të cilat përfaqësojnë dizajnin klasik
nga shekulli i kaluar janë të njohura. Nëse sillni këto nuanca brenda shtëpisë
suaj do arrini të krijoni një hapësirë komode dhe mikëpritëse. Pra, një
hapësirë të përshtatshme për stinën e vjeshtës. Nuk duhet të mungojë përdorimi
i ngjyrave si portokallia e djegur, jeshile avokado dhe e verdha mustardë në
pjesën e dekorit. Këto nuanca, qoftë përmes mobiljeve apo bojës së mureve,
arrijnë të mbushin hapësirën me një vijë hijeshie të stilit të periudhës nga
mesi i shekullit të kaluar, çka do të ofronte një ambient ku ngërthehet
tradicionalja me modernen.
Pjesët e veçanta të mobiljeve që përcaktojnë dizajnin
modern e të cilat janë edhe klasike nga shekulli i kaluar përbëjnë një nga
komponentët kryesorë. Për t'i dhënë shtëpisë dhe ambienteve të brendshme një
ndjesi autentike retro, mund të mendoni të përdorni disa mobilje unike të cilat
i rezistojnë kohës. Këto mobilje jo
vetëm që do të përmirësojnë pamjen, por gjithashtu do të mundësojmë përdorim të
dobishëm të hapësirave dhe ambient më komod për ju.
3-
Jepni prioritet thjeshtësisë.
Thjeshtësia dhe minimalizmi janë komponentët
kryesorë të dizajnit klasik të viteve 60-të nga shekulli njëzet. Për këtë
arsye, është mirë që të adoptoni konceptet minimaliste të dizajnit në këtë
vjeshtë. Hiqni qafe dekorin shtesë, zgjidhni sipërfaqe dhe linja të pastra dhe
lërini zonat sa më të lira. Zgjidhni copa që i përshtaten këtij stili pasi
mobiljet klasike të atyre viteve shpesh kanë forma të drejta dhe të thjeshta që
japin një pamje të rregullt.
4-
Konsideroni aksesorë retro
Aksesorë retro mund të ndihmojnë që ti japin
shtëpisë pamjen dhe ndjesinë e dekorit që ngërthen modernitetin dhe klasiken së
bashku. Kërkoni orendi shtëpiake tradicionale, si qilima me modele gjeometrike,
drita retro ose vazo qeramike. Këto prekje të vogla mund të bëjnë një ndryshim
rrënjësor për t'i dhënë hapësirës tuaj atë tërheqje të veçantë të shekullit
njëzet.
5-
Përdorimi i materialeve organiko-natyrore siç është druri.
Dizajni klasik i shekullit të kaluar shumë
shpesh përqendrohet në përdorimin e materialeve natyrore si druri, lëkura dhe
qelqi. Për këtë arsye, konsideroni të shtoni një bufe druri, karrige me veshje
lëkure ose tavolinë kafeje nga qelqi në hapësirën e shtëpisë suaj. Këto
materiale, jo vetëm që kontribuojnë në estetikën e këtij stili, por gjithashtu
do të sjellin ngrohtësi dhe cilësi.
Revista Familja, Nentor 2023
Comments
Post a Comment