"Ngjyra është një fuqi që ndikon drejtpërdrejt në
shpirt." Wassily
Kandinsky.
- Arch. Brunilda Basha
Ngjyrat janë thelbësore në dizajnimin e hapësirave sepse ato
përfaqësojnë stilet, emocionet dhe tendencat aktuale. Ngjyrat janë ato penelet
që përcaktojnë individualitetin dhe karakterin e një dhome, bashkë me të edhe të
personit që do të jetojë aty. Ngjyrat kanë aftësinë të ndryshojnë hapësirën, mund të
transformojnë një hapësirë nga e zakonshme në të jashtëzakonshme, të krijojnë
atmosferë të fuqishme dhe të nxisin ndjenja që janë përtej fjalëve. Zgjedhja e
ngjyrave është një art që shtrihet përtej estetikës apo preferencave personale.
Ndaj, edhe kjo zgjedhje është një nga konsiderimet më të rëndësishme në ideimin
e dizajnit të brendshëm. Ngjyrat e zgjedhura do të kenë ndikim në të gjithë
projektin, nga materialet deri tek arredimi. Çelësi i një dizajni të mire është
të kuptuarit se si të bashkohen këto pjesë.
Në kohë të ndrysme tendenca të shumëllojshme lindin dhe
aplikohen nga dizenjuesi të ndryshëm. Vitet e fundut kemi një valë tendencash,
duke sjellë paleta të freskëta dhe frymëzuese. Nga kombinimet e guximshme dhe
konstraste deri te nuancat qetësuese dhe të harmonishme. Patjetër skemat e
formuara, shkojnë parallel me stilet dhe preferencat e ndryshme të individëve.
Më poshtë po sjellim disa paletë të cilat mund t’i aplikoni në ambjentet tuaja
dhe të riformatoni peizazhin e dizajnit të brendshëm.
PALETË NGJYRASH INSPIRUAR NGA NATYRA
Ngjyrat e tokës,
si terracotta, gjelbërime të ndezura dhe kafe e ngrohtë krijojnë një ambjent të
qetë dhe bëjnë një lidhje më të ngushtë me ambientin e jashtëm. Dizajni
biofilik nuk është vetëm për përfshirjen e bimëve në ambjentet e brendshme, por
është edhe përfshirja e gjithë spektrit të ngjyrave të gjetura në natyrë, duke
krijuar një atmosferë të qetë brenda shtëpive tona.
KOMBINIME SURPRIZË
Përvec
kombinimeve të parashikueshme apo në tonalitetë të njëjta, një tjetër trend
mjaft I përdorur dhe I përqafuar nga dizenjuesit janë kombinimet e papritura,
kontraste të guzimshme të cilat krijojnë një valë të guximshme të ngjyrave dhe
injektojnë personalitet në cdo hapësirë. Për shembull, kominimi i rozës Pudër
me të gjelbrën e Smaraldit krijon një simfoni harmonike, duke I kthyer dhomat në
kanva shprehëse dhe guximtare.
Një tjetër
trend dhe kombinim fantastik është eksperimentet me ngjyra e forta, ngjyrat e
bizhuve, luksoze. Imagjinoni një dhomë ndenje e dekoruar me jastëkë ngjyrë të kuq
rubin, një apo dekorime dhe mure në blu të jashtëzakonshme dhe karrige të
theksuara jeshile smarald. Këto ngjyra luksoze krijojnë hapësira që frymojnë
elegancë, sofistikim dhe bukuri kohore.
PALETË PASTEL
Ngjyrat
pastel, me tonet delikate dhe të qeta kanë një fuqi unike në transformimin e
ambientit të një dhome. Imagjinoni një përqafimin të butë të një muri blu pudër,
apo prekjen qetësuese të theksit Blush Pink ose të një aksesori mente jeshile. Pastelet
rrezatojnë pa mundim një ndjenjë qetësie dhe krijojnë një kanavacë që lejon
mundësi të gjithanshme dizajni. Ky trend është në rritje dhe jo pak herë
eksperimentojnë me të gjitha naunxat e ngjyrave pastel nga rozë, në pudër në
jeshile në blu, etj.
PALETË MONOKROMATIKE
Një tjetër zgjedhje e përjetshme dhe mjaft e sofistikuar është paleta monokromatike. Ky trajtim mishëron një unitet harmonik përmes përdorimit të një ngjyre të vetme dhe nuancave të ndryshme të saj. Në një trajtim monokromatik, muret përzihen pa problem me orenditë, duke krijuar një ndjenjë kohezioni dhe qetësie. Brendësia monokromatike është një kanavacë për kontraste dhe tekstura delikate, duke lejuar ndërveprimin e dritës dhe hijes për të shfaqur thellësinë brenda një skeme të vetme ngjyrash. Thjeshtësia e një qasjeje monokromatike jo vetëm që nxjerr një ndjenjë qartësie dhe përsosjeje, por gjithashtu ofron një sfond të gjithanshëm për të shfaqur artin, elementët e dizajnit dhe veçoritë arkitekturore që e bëjnë një hapësirë vërtet unike.
Trendet dhe stilet ndryshojnë me kohën, por ajo që ka më shumë rëndësi është të kuptosh elementet të cilat arrijën të krijojnë qetësinë harmonike midis shpirtit tuaj dhe botës së jashtme. Ndaj, të qënit të guximshën dhe të luani me fuqinë e ngjyrës mund të transformojë hapësirat tuaja të jetesës në një reflektim të stilit dhe personalitetit tuaj unik. Në fund të fundit, në botën e dizajnit, kufiri është vetëm imagjinata juaj.
Comments
Post a Comment